Bind ndaj Moldavisë, Çekia i bashkohet Shqipërisë dhe “pret biletën” për në EURO 2024

0
55

Republika Çeke bind ndaj Moldavisë në takimin e fundit të kualifikueseve Euro 2024, duke “prerë” biletën për në Gjermani.

Kjo sfidë u mbyll  me rezultatin 3-0 me Çekinë që i bashkohet Shqipërisë në Grupin E dhe siguron Europianin e Gjermanisë, ndërsa Moldavisë, që e mbylli këtë takim me 10 lojtarë, iu “shua’” ëndrra për të marrë pjesë në EURO 2024.

Takimi u zhbllokua në minutën e 14’ nga Doudera që kaloi vendasit në avantazh, teksa në minutën e 55’ miqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Baboglo mori kartonin e dytë të verdhë.

Cory dyfishoi avantazhin në minutën e 72’, teksa Saoucek vulosi rezultatin e këtij takimi.

3-0 dhe Çekia shkon në EURO 2024 si e dyta e Grupit E pas Shqipërisë, nëse “kuqezinjtë” mbajnë të paktën barazimin ndaj Ishujve Faroe, me 15 pikë, teksa Moldavia i mbyll këto eliminatore me 10 pikë në vend të katërt./ Super Sport


Top Channel