SHPËRNDAJE

Manchester City po kalon momente të vështira në Premierligë, por trajneri Pep Guardiola insiston se nuk do të ndryshojë stilin e lojës.

City pësoi humbje në dy ndeshjet e fundit nga Chelsea dhe Leicester, por spanjolli thotë se do të vazhdojë siç ai din më mirë.

“A do të ndryshojë stilin? Jo. Në asnjë mënyrë. Ne do të vazhdojmë të luajmë në mënyrën siç unë ndjej. Nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.