SHPËRNDAJE

 
Një pasdite marsi, deri sa po i mblidhja dosjet nga tavolina dhe po bëhesha gati të ikinë shtëpi, Agneta, pastruesja e shkollës, më njoftoi se nja dy burra po më prisnin në sallën e arsimtarëve. Njërin e kishte parë diku, tjetrin jo.Kush ishin,vallë?Vizita e tyre nuk më gëzoi dhe aq,se sapo isha kthyer nga Eskilstuna dhe Liliana dukej shumë e tendosur. Ajo e kishte ”pikasur” që ishte me barrë dhe, njësoj si autori i këtyre rreshtave, pezullonte qiellit dhe tokës. Asnjëri s’e kishim moshën për fëmijë të djepit.Megjithate, i lash dosjet ku ishin dhe nxitova drejt Sallës së arsimtarëve. Njëra nga detyrat e mia kryesore ishte t’ i pres e t’ i përcjell prindërit e fëmijve ardhacakë.
U gëzova shumë kur e pash se ”prindërit” që kishin ardhur për konsultims’ ishin tjerë veçse dy miq të vjetër:Qemal Veliu dhe Shaip Fushgjata. Qemali, një burrë i zeshkët e i parruar si evgjitët e Leskocit,më zgërdhihej prej sëlargu.
” Paska ngordhur një ujk,” i thash duke e marrë ngryk.
Ai më pa si nxënësit e kapur në në faj.
” Për besë, më kishte marrë malli, po nuk ta dija adresën. Atëherë, duke mos gjetur tjetër shkas, u kapa për fëmijët.Ndryshe, s’ kisha si të vi e të takoj në vend të punës. Ani qysh je?”
“ Ja, siç p’e shihni. Me punë,” i thash. “A shkojmë në zyrën time?”
“ Vallahi, kudo tjetër, veçse jo këtu,” tha Qemali, duke më mbajtur për dore.”Ne jemi duhanxhinj, o vëllau im. Qelbemi si arushat e malit.”
“ Ti jo dhe aq, sa ai tjetri,” i thash duke e goditur Shaipin me brryl.
Ora ishte katër dhe në shkollë mbretëronte një heshtje e madhe. Me përjashtim të pastrueseve, që endeshin nga klasa në klasë, dhe tri kuzhinjereve që po e shtronin sallën,të tjerët kishin ikur nga shkolla.
Ne ecnim dhe kuvendonim. Sapo e kaluam sallën e amvisnisë, e shtyva derën me këmbë dhe i ftova brenda.
“ Aa, zyrën e paske për marak, ” tha Qemali dhe shtoi: “Paske vend edhe përbilardo.”
“ Gjynah të qahem,” i thash dhe, pasi iu dëftova që jam shpërngulur, i ftova të ulemi në kolltuqe.I pyeta: “ Po ju sipo e ndieni veten n’atë “Savezin” e Shoqatave Jugosllave?”
“ Si pulat që vuajnë nga ethet,” tha Qemali. ”Sa ishe zotrote, kishim një zyrë, kishim një seksion rinie, kishim kurse të muzikës, kishim kafenenë e Qendrës dhe kishim salla ku mundeshim të këndonim e të vallëzonim. Tani kemi premtime.Sidoqoftë, kryesia është kompletuar dhe nja dy paragrafe të ”rrezikshëm” janë fshirë shlyer nga rregullorja. Ai paragrafi i parë, që thonte se Shoqata është shqiptare, është shtrydhur e lakuar me javë. Pas shumë zënkash e debatesh midis Izet Izedinit, Kajan Palokës e Safet Çelës edhe ai problem u zgjidh. Sipas paragrafit të ri,Shoqata Kulturo – Artistike ” Kosova” është shoqatë e punëtorëve të inkuadruar jasht atdheut.” Kajani ngulte këmbë që Shoqata të bëhej thjesht jugosllave, ndërsa ata tjerët bënin të kundërtën. Ata insistonin që Shoqata të jetë e punëtorve jugosllavë, se gjoja ashtu tingullonte më mirë.”
” Ama asnjëra s’është në rregull,” tha Shaipi. “Unë kam folur me Helenën dhe ajo më ka thënë se një shoqatë është ose serbe ose kroate ose turke, por s’ mundet të jetë shoqatë e saldatorve serbë, kroatë apo turq. Kështu si po veprojnëkëta, Shoqata është bërë shoqatë e fukarenjëve studençanas, shoferëve vushtërrias dhe turqellinjve tetovarë. Këte ua kam thënë edhe atyre që votuan për ta kthyer shoqatën në Lidhjen e Shoqatave Jugosllave.”
Kështu i bënim punët.
“ Jam kurreshtar të di,” thash, “ kush prej tyre propozoi që Shoqata Kulturo – Artistike “Kosova” të kthehet në gjirin e shoqatave jugosllave?”
Shaipi më pa me çehre të prekur. Atij s’ i pëlqeu pyetja.
“ Ishin të gjithë,” ma ktheu aty për aty. “ Safet Çela, Ivzi Sadiku, Fadil Cfilaka, Ajet Abdyl Latifi, Arsim Ahmeti, Kajan Paloka… Të gjithë… Pa sa për mua, unë s’ rëndoj shumë n’ atë kuvend, se hala më mbanë gruaja me bukë… Ti mos më pyet mua… Pyete bacin Qemal…”
Jo Pecin, po Lecin. Edhe pse kisha pirë shumë duhan, e ndeza një cigare të re.
“ Se ju pyeta, nuk ju vrava,”i thash me zë të qetë. “ Ju s’ jeni aq abdallë, sa t’ i bleni vishnjet për qershia. Ju e dini dhe e keni ditur – mos ti, të paktën Qemali – se rregulloren e një shoqate, s’ mund ta prekë njeri pos Mbledhjes Vjetore. Pyes veten pse s’ kërkuat mbledhje të jashtzakonshme vjetore? Pse s’ iu thatë atyre shokëve që darkat janë për të ngrënë e jo për t’ u marrë me komplote? Apo edhe ju po e ndieni veten ”jugosllavë?”
Jo, jo, Zoti na ruajt! Ata s’ ishin trembur, po ishin pa krah. Ata s’ i dëgjonte njeri.
” Atyre s’ iu ha palla për neve,” tha Qemali.
” Nuk po të kuptoj,” ia ktheva.
” S’të kam faj, që e ke harruar gjuhën tënde, ” tha Qemali. Goxha i prekur në surratin e parruar. ”Unë potë flas shqip dhe potë betohem në kryet e fëmijëve, se atyre s’ po ju ha palla për hallin tonë. Ata e kanë zaptuar Shoqatën, o vëlla… Ata i kanë ftohur shqiptarët e Maqedonisë dhe Turqisë… Dhe kjo nuk është vështirë, ngaqë shqiptarët e Maqedonisë p’e quajnë veten turq… Bile, në daçme e dijtë, që nga dita kur vendosëm të shkëputemi nga”Savezi”, Ajeti, me nxitjen e tjetër kujt, me sabah kishte shkuar në Konsullat te ai qeni, shoku Konsull,për t’ i kallxuarse Shoqatën e kanë marrë ”enveristat”… Ama s’ jemi enverista,thua ti.Punë e madhe… Jemi apo s’ jemi, s’ ka rëndësi. E rëndësishme është se argatët e Konsullatit po pijnë çaj nëpër shqiptarë dhe po marrin vendime n’ emrin tone. Ata, madje, p’ e marrin edhe vetë konsullin nëpër shtëpi dhe po e qerasin me konjak Shqipërie… Qysh po të duket kjo lojë?”
” Gjeniale,” i thash.
Çka t’ i thoshja? N’ atë moments’ më ra tjetër fjalë ndër mend. Por Qemali kishte edhe më tepër. Ai s’ ishte aq i trashë, si mendoja unë, por s’ ishte i prirur të hynte nëpër lluga. Dhe pse të hynte, kur tjerët rrinin këmbëkryq.
” Ti thua – jemi shumë,” vazhdoi ai. ” Ashtu është qind për qind. Edhe bubrrecat janë shumë, po arusha s’ i pyet qysh ma kanë qejfin. Shqiptarët e Maqedonisë janë me qindra, po veten po e quajnë myslimanë dhe Nevzatin e kanë kapedan. Shqiptarët e Turqisë janë me qindra, po Llokmanin e kanë kapedan.Shqiptarët e Shqipërisë janë shumë, po Besnikun e kanë kapedan. As shqiptarët e Kosovës nuk janë pakë, po janë copëtuar në tre taborre… Ca janë me neve, ca me Kajan Palokën, ca me Safet Çelën… Safeti, që është drenicak dhe duhet të mbahet me neve, ka qëlluar pijanec dhe s’ po mundet pa atë pijanecin tjetër…Prapë është lidhur me Izetin… Izeti me Fadilin…Kurse Fadili me ata qyqanat e vet… Tashti edhe gratë i kanë futur në lojë… T’ i shohësh qysh rrinë në Qendër dhe pijnë kafe me njëra tjetrën, zemra të bëhet mal. Tilda blen kafe, Neslihani blen ëmbëlsira, ndërsa Qendresa ua ndez cigaret.”
” E marr me mend,” i thashdhe ia hodha një sy orës së murit.Me atë gjest iu dhash të kuptonin se, edhe sikur të rrinim gjashtë orë, hallet tona s’ mernin fund.”
” Ani a çohemi,” pyeti Shaipi.
“ Çohemi,” thash dhe propozova t’ i shoqëroj deri te Shoqata “Vuk Karaxhiq”.
Përjashta kish rënë muzgu. Bënte ftohtë dhe bora ishte shndëruar në akull. Duhej të shkilja me kujdes, se mund ta theja qafën.
“ Hë, se për pak harrova të dëftoj,” tha Qemali kur iu drejtuam parkingut. “ Ata po kërkojnë lokal…”
“ Çfarë lokali?” e pyeta.
” Për ta vazhduar punën, pra,” tha me zë konfidencial. Thua se po na dëgjonin ferrat e gardhit. ”Konzulli Bubash, për të cilin po thonë se është udbash i kategorisë së rëndë, i paska këshilluar ta marrin një lokal ku mund të mblidhen të gjithë, gra e burra, dhe të pijnë birrë, të luajnë bilardo e të shesin ushqime. Njësoj si këta të ”Vuk Karaxhiqit”… Sipas Kajanit, Izeti ia paska vënë syrin një lokali që gjendet në Persborg… Lokal i madh, i mirë, po qiranë e paska të madhe… S’ ka gjë, iu kish thënë Bubashi. Do të flas me ata të Lidhjes së Shoqatave dhe ka mundësi t’ ua zgjatin dorën.”
” Ate e bëjnë, se Savezi mbanë lidhje me Beogradin, ” i thash Qemalit. ” Duke shitur alkohol të Legatës Jugosllave dhe duke i shprishur shqipëtarëtpak nga pak, ata edhe do t’ i mbushin xhepat me pare, edhe do të ju përçajnë si lepujt.”
” S’ di pse s’ e gjenim edhe ne një lokal?” më pyeti Shaipi.
Çka t’ i thoshja.
” Ne jemi krahthatë,” i thash. ” S’e kemi askend prapa shpine. Ç’ është e drejta, kemi një ambasadë, po ajo iu takon djemve të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut dhe, pa marrë parasysh që jemi me qindra në Suedi, hala s’ na i ka dërguar as pesë libra të hajrit. Shqipëria ka gazeta, revista, disqe e libra, po ato ua dërgon marksistëve suedezë. Jo neve, shqiptarëve të Kosovës.”
Edhe ai ishte me mua.
“ Më parë ua dërgojnë vëllezërve serbë, se sa neve.”
Kështu e kaluam urën dhe u ndalëm në sheshin që gjendet përballë Shoqatës “Vuk Karaxhiq”. Edhe sikur të doja të vazhdoj më tutje, s’ kisha të drejtë, se bicikletat ishin rreptësisht të ndaluara brenda në Qendër.
“ Këtu dondahemi,” iu thash miqëve. “ Mos u mërzitni se kjo ka ndodhur gjithmonë me ne. Ne – përpos gjeneve të hutave – kemi edhe gjene të lepujve. Cilido serb mund të na bëj pikë e pesë.”
“ Për besë, qashtu është,” tha Qemali duke më shikuar në kokërr të syrit. “Eeej, hajde, bre!Ç’ është kjo punë që na ke harruar? Dikur vije e pije një kafe… Çmalleshim pak… Unë s’ kam as vëllezër, as motra, këtu.”
“ Do vij, do të vij,” i premtova.
Kjo ishte hera e vetme që do shihesha me të gjatë atij semestri.Ai vetë ishte i paqejf dhe Zyra e inkuadrimit nuk i gjente ndonjë punë të hajrit. Qemali kishte provuar të punonte në Fabrikën e kanaçeve, kishte provuar të punonte edhe në Fabrikën e sheqerit, por ishte dorëzuar. Vetë isha pak më mirë, se s’ kisha probleme me zanatin.Unë isha përgaditur për pedagog dhe, përpos shqipes, e flisja edhe frengjishten, anglishten, rusishten,gjermanishten e disa gjuhë tjera më pak të rëndësishme. Por puna që bëja ishte e lodhshme.Unë gdhihesha m’ ora gjashtë të mëngjesit dhe dilja me bicikletë në punë. Bora që ma zinte rrugën, mbledhjet e përditshme, si dhe ankesat e Lilianës, që prore ishte e sëmurë, nuk më jepnin hapsirë të hyja në Qendër dhe të mësoja diçka të re mbi veprimtarinë e shqiptarëve.
Vera që do vinte më vonë më iku si në ethe. Sipas rregullit, unë duhej t’ isha i lumtur, sepse edhe një herë po bëhesha prind, por kjo më dukej e pamundur.Që nga agu i qershorit 79, kur i dhamë fund vitit shkollor, e deri në agun e muajit shtator, isha pataricë e nje femre që s’ donte ta dëgjonte fjalën ”Sverige”. Fjala Suedi zgjonte në shpirtin e saj pikëllim, aversion,padëshirë. Përderisa endeshim nëpër Benidorm apo Playa Ingles dhe, kohë pas kohe, e freskonim trupin në dallgët e Oqeanit Atlantik, ajo ishte e lumtur si një fëmijë, por me të zbritur në aeroportin e Kopenhagës, ajoshndërrohej në një plakë të lodhur e agresive.Ajo s’ kishte dëshirë as të pillte, jo më të merrej me një fëmi të vogël.
Një fjalë e urtë thotë se – fillimi i mirë është këndshsëm, ndërsa fundi i mirë edhe më e këndshëm. Në marrëdhëniet e mia me Lilën, si fillimi, ashtu dhe vazhdimi, ishin bërë të mërzitshëm dhe sikur të mos ishte për hir të një aspekti tejet të rëndësishëmqë na kishte afruar me njëri tjetrin, as dy ditë s’ do t’ i bëja bashkë. Xhelozia e saj s’ ishte njerëzore, por nukleare. Ishte e keqe dhe e padurueshme.
Unë, që nga ditët e para të atij viti,kisha vënë re se ne ishim aq larg njëri tjetrit, sa që fjala bashkjetesë ishte absurde.Liliana s’ ishte e keqe, Liliana ishte e sëmurë. Nëse e donte nevoja, ajo ta falte edhe botën, po jo të komunikonte si njeri. Sipas mendimit të saj,femrat s’ kishin nevojë për një babá, gjegjësisht për një prind të gjinisë mashkullore. Sipas mendimit të saj, bijat e mia s’ kishin – dhe s’ duhej të ndienin – nevojë për mua, pasiqë unë s’ jetoja me nënën e tyre. Çudi, pra, asaj i dukej krejt normaletë shkonte e të rrinte me të bijat në shkollë, po jo unë me vajzat e mia.
Në shtator, menjëherë pas kthimit tonë nga Gran Kanaria, i luta ata të Ndërmarrjes Komunale të ma gjenin një shtëpi afër vendit të punës dhe ata, në mungesë të banesave më të mira, ma dhanë një tredhomësh në Sorgenfri. Banesa ishte e madhe dhe gjendej në katin e gjashtë të ndërtesës. Dy muaj më vonë, n’ atë shtëpi do të hynte Iliri, djali im i vogël, dhe do t’ i jepte shtëpisë tjetër domethënie.
Më në fund, edhe mua më buzëqeshi fati. Pas katërmbëdhjetë vjetësh që jetoja në Suedi, mundesha ta quaj veten prind të një djali të vogël dhe ne do të flisnim shqip me njëri tjetrin. Ishte ai, djali im, që u bë shkas i një afrimi të Lilës me vëllezërit shqiptarë. Papandehur, në çastet kur ishim shumë të vetmuar,në shtëpinë tonë filluan të vijnë Shaip Fushgjata, Skender Zariqi, Qemal Veliu, Kosovë Rexhë Bala, Murteza Mazari, Bashkim Lena e shumë të tjerë që tani s’ po më kujtohen. Të gjithë vinin të na uronin dhe të ndërronin ndonjë fjalë me ne. Në mesin e tyre kishte edhe spiunë, që vinin për të parë se me cilët mbaja lidhje, për çfarë gjëra diskutonim dhe mos kisha plane përndonjë shoqate të re. Fatlumnisht, unë s’ kisha dhe nuk po ndiej nevojë të dëftoj se cilët ishin ata burra.Tani që kanë kaluar tridhjetë e gjashtë vjet nga ai behar, dua të rrefej se jugofilët shqiptarë kurrë s’ kanë qenë më mire se gjatë atij viti. Si mua, ashtu dhe miqëve tjerë, na pat ardhur në maje të hundës hipokrizia. Duke qenë se me çdo kusht donin të mbeten jugo-sllavë, puna më e mençur që mund të bënim ishte – t’ i lenim të qetë dhe ta shikonim punën tonë.
Unë s’ kam të dhëna të sakta se kush organizatë u bë garante e Shoqatës Kulturo Artistike ”Kosova”për ta marrë lokalin që gjendej në Persborg. Nuk kam poashtu të dhëna se sa ishte qiraja e atij lokali dhe çfarë veprimtarie zhvillohej. Por e mbaj mend se Shaip Fushëgjata, që shpesh herë vinte te ne dhe këndonte me mua, më dëftonte se Shoqata e kishte punën mirë. Atje mund të pije kafe, mund të luaje bilardo, mund të luaje letra, dhe mund të shkoje me gruan e të dëgjoje këngë e valle popullore. Kjo e fundit praktikohej vetëm ditëve të shtuna, kur zoti Konzull e njoftonte kryesinë se kishte mallë të rrinte pak me ”popullin”.Falë nisjativës së Safet Çelës, që tani punonte si ”sekretar organizativ” i Organizatës Regjionale të Shoqatave Jugosllave, atje përvidhet edhe Izet Izedini. Ky zgjidhet si arkatar i organizatës së lartpërmendur dhe merr nisjativë për të siguruar ndihma të reja ekonomike. Me sa duket, Izeti dhe Safetikishin në plan t’ I korruptonin nëpunësit e Zyrës së Aktiviteteve të Lira, sepse një natë, tamam kur ata ishin në gjumë, Policia e hap lokalin e Organizatës Regjionale, i mbledh të gjitha dosjet që gjendeshin në ”kancelarinë” e saj dhe i arreston të dytë: edhe sekretarin, edhe arkatarin.Sipas informatave jozyrtare, ata u mbajtën dy ditë e dy netë në burgun e Policisë Hetuese dhe,tek pas ndërhyrjes së Legatës Jugosllave, u lëshuan në shtëpi.
Janë thënë edhe shumë gjëra tjera mbi veprimtarinë e asaj shoqate, por në mungesë të dokumenteve të sigurta, ajo punë mbetet të studjohet nga gazetarët e ardhshëm. Do t’ ishte mire të shfletoheshin edhe dosjet e ndërmarrjes Eternit, me të cilën përfaqsuesit e shoqatës së lartpërmendur kanë nënshkruar një marrëveshje bashkpunimi. Kjo ndodhi kur ata, të nxitur nga Konsullati Jugosllav, shkuan në Krahinën Autonome të Kosovës dhe u prezantuan si përfaqsues legjitimë të të gjithë shqiptarëve të Suedisë.
Këtu do të ndalem pak. Do ta lë anash identitetin kombëtar dhe do të merrem me identitetin shpirtëror.
Duke qenë se shumica e shqiptarëve të Malmes janë myslimanë, nënkuptohet vetvetiu se angazhimi i tyre fetar ka qenë i sinqertë dhe i paqortueshëm. Pa dashur ta egzagjeroj peshën e kontributit tonë, mund të them se ai ka qenë i sinqert dhe vendimtar. Ndonëse autoritet suedeze kurrë s’ e kanë pranuar hapur, ato e dinë se falë tolerances tone të shquar, vendi i tyre ka qenë dhe do të mbetet i kursyer nga eksceset e pahijshme të ekstremistëve myslimanë.
Ishte shtator i vitit 1980 dhe unë isha ulur në një klasë të shkollës Kryddgord. Atë ditë duhej t’ i mbaja edhe dy orë të gjuhës amtare dhe, për të mos ndenjur kot, e kisha hapur dosjen e po e bëja një listë të atyre që kishin nevojë për t’ i ndihmuar në matematikë. Papandehur, deri sa po i studjoja vërejtjet dhe propozimet e arsimtarëve, në hyrjen e klases çfaqet një djalë i zeshkët.Kishte sy të mëdhenj e zë të këndshëm.
” Urdhëro, vëlla,” i them, pa e ditur se kend ekërkonte.
” Jam Mefail Shimshek,më thot. ”Arsimtar i gjuhës turqishte.”
” Mirë se ke ardhur,” i thash dhe ia zgjata dorën. ” Çamund të bëj për ty? Se zotrote s’ke ardhur kot te unë.”
” Kam një lutje,” tha. ” Më kanë caktuar ta zëvendësoj zonjën Beixhe dhe dua listën e nxënësve të saj.”
” Punë që bëhet,” i thash dhe nxora një zarf nga çanta. ” Përndryshe, cilën shkollë e keni si bazë?”
Ai nuk e kuptoi për çka e kisha fjalën dhe u skuq në fytyrë.
” Ky është vikariati im i parë,” tha. ” Përndryshe jam student i Fakultetit Ekonomik dhe prore s’ i kam mbaruar studimet. Marr çka të qëllojë. Momentalisht po punoj edhe në Bashkësinë Islame dhe po i mësoj fëmijët ta lexojnë Kor’Anin.”
Edhe ky qenka Dallanguz, mendova. Ku s’ i ka futur hundët Nevzati. Njëherë e solli Sadri Zogajn,atë fakirin kosovar, tani e paska gjetur një tjetër.Këte duhet ta ketë farefis.
” Kush ju ka angazhuar? Zoti Nevzat?” e pyeta tërthoraz, pa e nxjerrë veten në mejdan.
” Jo, zotëri,” ma ktheu preraz ai.” Me zotin Nevzat s’ dua të kem punë.”
” Po pse?” e pyes.
“Thjesht, s’ dua të kem,” tha ai duke më shikuar me inatë.“Ju mbase po më provokoni, por s’ ua marr për të madhe. Ai stani që ka ngritur zoti Nevzat me djersën e turqve të ngratë quhet – Bashkësia Myslimane e Malmes. Unë me atë famulli s’ kam punë. Sot për sot ajo duket e madhe, e fuqishme, por shumë shpejt do të dalë në mejdan se themeluesi i saj është edepsëz dhe dushman i fesëislame. E di që s’ ju vjen mirë, se edhe ju ishi arnaut, po dikush duhet t’ ua thotë të vërtetën në sy. Nevzati ua ka nxirë faqen. Në dorë të parë juve, shqiptarëve, pastaj edhe neve.”
Çka djallin t’ i thoshje atij burri që, në çdo drejtim dukej i sinqertë dhe i ndershëm?Asgjë. Aq më tepër që Nevzatin s’ e kisha as djalë babe, as kushëri.
“Ai s’ ka sina nxinë faqen,se bota na njeh më mirë se ju.Ne, shqiptarët, hyjmë nëpër kisha e xhamia plotësisht të bindurse i Madhi Zot ëshë Njëdhe të gjithë ne – turq e shqiptarë, myslimanë e të krishterë – jemi fëmijët e tij. Unë s’ di pse duhej ta themelonit atë bashkësinë tjetër islamike,kur mundeshit të shkoni në mbledhjen e myslimanëve dhe ta zgjidhnit një tjetër?Më lejoni t’ ua kujtoj se Nevzati nuk është shqiptar,por pomak.”
Ai e tundi kokën dhe u pendua pak. Pastaj e palosi letrën që ia kisha dhënë dhe e hodhi në çantë.
“ Ate s’ e kam ditur,” tha Mefaili.“ Ka tri vjet që kemi bërë çmos për ta bindur Këshillin e Besimeve të Pavarura se Nevzati është qafir dhe spekullant, por tolerancae tyre na ka dhënë të kuptojmë se ai ka miq të fortë. Në dorë të parë, ai e gëzon përkrahjen e Lidhjes së Bashkësive Çifute… Pastaj degën e Kishës Ortodokse Serbe… Pastaj degën e Kishës Ortodokse Maqedonase… Pastaj degën e Kishës Ortodokse Greke… Si dhe Ambasadën Jugosllave… A e keni parë ndonjë herë ketë shkresë?” më pyeti, duke e nxjerrë një letër të bardhë nga çanta.
” Jo, vëlla, s’e kam parë,” i thash. ” Ç’ është ajo letër?”
” Kjo është përgjegjia e atyre qafirave që përbëjnë Këshillin eBesimeve të Pavarura. Anëtarët e atij këshilli, pas kërkesës tonë që të kontrollohet veprimtaria e Bashkësisë Myslimane, na njoftojnë se atë detyrë ia kanë besuar një revizori me emrin Od Soervik.Aizotërie ka kryer detyrën dhe i ka prekur po ato të meta të cilat i kemi prekur edhe ne, gjegjësisht se bashkësia që drejton Nevzati është si Hani i Aramutovës… Ajo bashkësi s’ ka rregullore… Ajo bashkësi s’ ka mbledhje vjetore… Ajo bashkësi nuk zgjedh organe drejtuese… N’ atë bashkësi Nevzati është edhe kryetar, edhe sekretaredhearkatar… N’ atë bashkësi s’ ka rregulla të kontabilitetit… S’ka procesverbale, sepse Nevzati është si Sulltani Reshati… Vetë vendos, vetë vulos. Tani vjenkryesorja… Edhe pse anëtarët e këshillit të lartpërmendur kanë konstatuar që të gjitha ato të meta duhet të korrigjohen, Nevzati, me t’ i mbledhur ata mongolët e shagatajët e tij, ua ka mbushur mendjen se lëshimet nuk janë aq të rënda, sa të merren masa juridike kundër tij… Pra, të vazhdojnë me ndihma… Atëherë, qysh t’ i quajmë njerëz të ndershëm? Ai matrapaz, ata matrapazë…”
” Jeni të sigurtë në punën tuaj?” e pyeta.
” Qind për qind,” tha Mefaili.“Ai delenxhi duhet luftuar deri në fund. Merreni me mend!Ai ka mbledhur lloj lloj faturash, madje edhe për cergat ku fle qeni i tij,dhe të gjitha ia ka ngarkuar Bashkësisë Myslimane si shpenzime të tija individuale. Plot njëqind e tetëdhjetë mijë korona… N’ anën tjetër Bashkësia Myslimane ka tre vjet që merr nga njëqind e dhjetëmijë korona ndihmë dhe të cilatNevzati i ka futur në xhep gjoja si shlyerje borxhi që Bashkësia ia paska atij… Çuditërisht, sado qëAlixhani ka mbledhurndihma – dhe sado që Këshilli i Besimeve të Pavarura i ka dërguar ndihma të rregullta – borxhi i Bashkësisë Myslimane ka mbetur në zero. Tani s’ është Nevzati ai që i ka borxh Bashkësisë, po Bashkësia Nevzatit”…
Rash në hall.
Të dhënat që kishte Mefaili ishin ”dokrra” për ndonjë kokëfyell si Marash Luca, që ishte shqiptar e shtirej serb, por ato ishin të rëndësishme për mua që e përcillja veprimtarinë kulturore dhe fetare të shqiptarëve.
” Po si bëhet puna tani?” e pyeta.
” Do bëhet mirë,” tha ai. “ Ne e kemi angazhuar një imam që është njëmend mysliman. Ai është recitues i shkëlqyeshëm dhe doktor i shkencave teologjike. Zotëri Mohamed Ali Sari ka zënë vendin e dytë në garat që mbahen në Meka.Ndërkaq, ata të bashkësisë tjetër e kanë punën pisk. Qysh tani po flitet për një mbledhje të jashtzakonshme vjetore dhe për shkarkimin e Nevzatit. Po flitet, madje, se ate do ta zëvendsojë Besnik Kolgjini. Duhet ta njigni atë zotëri…”
Kjo m’ u duk e çuditshme.
“ Po, e njoh Besnik Kolgjinin,”e ndërpreva unë. “ Po… A nuk është Nevzatikryetar iLidhjes së Bashkësive Islame në Suedi?”
Ai e kuptoi përse e kisha fjalën.
“ Ai mund të jetë edhe princ i Arabisë Saudite, por besnikët e Profetit janë më të forte se ai.”
Që ta them të drejtën, fjalët e tij nuk më bënë përshtypje sepse edhe unë, njësoj si tjerët, isha mësuar me saltomortalet e zotit Shakiroskidhe isha i sigurtë që prapa tij qëndronin aktorë të fuqishëm.Jo ata që m’ i kishte numëruar Mefaili, por dy tjerë. Para së gjithash, prapa tij qëndronte zoti Anton Muhamed Goldstein, një matrapaz i dalë nga shkollat private të emigrantëve çifutë, dhe i cili, përpos tjerash, ishte historian dhe njohës i mirëiAzisë Perendimore.Aspak më iligshtë s’ ishte inxhinjeri Xhevat Selimbegoviq, që kishte lidhje të forta me Jugosllavinë Federative. Këta ishin musketarëtqë ua kishin lyer kokën me kos resnjarëve të ngratë. Por kishte edhe aktorë tjerë… Aktorë që rrinin prapa perdeve dhe prisnin copat e tyre… Nevzati kishte patur fat, se cilindo gjeth që e kishte prekur deri n’ ato ditë, ishte shndërruar në korona ose dollarë.
Mjerisht,shkresa e Këshillit të Besimeve të Pavarur i nxori punë. Sado e shkurtër që ishte, ajo ishte përplasur si një gurë i rëndënë në ujë dhe rrathët që kishte përhapur s’ e kishin prekur vetëm Bashkësinë Myslimane, po dhe shoqatat tjera qëdrejtonte Nevzati,avokaturën e zotit Soervik, bankat kryesore të Malmes, ambasadat e shteteve arabe, gazetat lokale, si dhe bashkësitë islamike që ishin antarësuar në Lidhjen e Bashkësive Islame të Suedisë.
Unë, ç’ është e drejta, duke biseduar me Mefailin, kisha harruar se shoqëritë e vërteta demokratike janë transparente dhe çdo qytetar ka të drejtëtë kërkojë informata nga zyrat publike. Shumë shpejt, gjegjësisht, më shpejt seç kisha menduar, të gjithë myslimanët e Malmes e morën vesh se Nevzati, duke hapur një konto për xhaminë që “do të ndërtohej” nga Arabia Saudite dhe duke i mbajtur anëtarët me përralla, tërë kohën ua kishtegrabiturparatë dhe kurrë s’ukishte dëftuar që ai, derisa endej nëpër emiratet arabe, askund s’ e kishte lënë të njejtin numër të kontos. Rrjedhimisht, shuma të mëdha dollarësh kishin ardhur nga Lindja e Mesme, por ato shpesh herë kishin hyrë në konto të ndryshme: herë në konton e Bashkësisë Myslimane, herë në konton e Lidhjes së Bashkësive Islame, herë në ndonjë konto që s’ e dinte njeri pos Nevzatit dhe ortakëve të tij. Sikur të mos ishin ata dollarëqë vinin nga Doha, Muskati, Kairo, Damasku, Ankara e Abu Dhabi, Nevzati nuk do të shkonte rregullisht në kazino dhe të luante me pare.
Jam i sigurtë se në agun e vitit 1980, kur vëllezërit myslimanë bënin çmos që ta mësonin të vërtetën mbi paratë e mbledhura në konton e xhamisë, Nevzati ishte i prekur, i shqetësuardhe i xhindosur.Tani që në konton e sajkishtë vënë ca korona, plus një thes me premtime nga vëllezërit arabë, ai kishte nevojë për paqë, disciplinë e mirëkuptim. Ai s’ kishte nevojë për artikuj skandalozë që ia prishnin imazhin mostrës që kishte prezantuar nëpër qendrat e Botës Islame.
Jo, ai s’ kishte njeri më të afërt se Antonin. Edhe boshnjaku ishte i urtë, i mençur, i përmbajtur, por Antoni ishte superman. Ai s’ ishte i mençur, sa ishte dinak, dhe dinakëria ishte ajo që më së shumti i mungonte Nevzatit. Dikur kur ishte i ri, ai kishte patur do lidhje suspekte me baronët e drogës por – shyqyr Zotit – kishte shpëtuar nga thonjtë e tyre… Është e vërtetë se pa paratë e saj ai nuk do të kishte as grua, as shtëpi, as katër fëmijë të bukur, por ato ia kishin prishur edhe gjumin e natës. Falë Antonit, që ky e quante vetëm Toni, ai do të ikte nga kjo botë si njeri i respektuar. Përndryshe, kish mundësi të përfundonte si një dyqanxhi apo nallban.Ai vërtet e kishte një grua, kishte fëmijë të bukur, kishte vilë dykatëshe, por të gjitha ato nuk i jepnin kuptim jetës tij. Sa herë që shkonte n’ atë shkollën Mikael Soinen, ku mblidheshin nja tre katërqind ardhacakë të vegjël, ai e ndiente veten alif matrak dhe shumë të dështuar. Ai ishte më i dobët se nxënësit e tij. Si në matematikë, ashtu dhe në lëndët orientuese. N’ ato orë të gjata mësimore jeta i dukej si bizgë… Një bizgë e hollë dhe e qelbur si algjet e Detit Baltik…Ai po matej të ndahej nga Silvia, sepseajo kryekutlla e tij s’ hante tjetër veçse mish derri dhe sa herë që shkonte në ato festat e arsimtarëve bëhej xurxull…Fëmijët e tij… Hah, fëmijët e tij flisnin suedisht një gjuhë të huaj dhe besonin një tjetër Zot.Pa marrë parasysh përrallat që sajonte për t’ ua kripur kokën gazetareve të reja për tolerancën e madhe të fesë islame, ai e dinte mirë se ato ishin si përrallat e filmave të vizatuar… Shkurt, ai ishte një askush, një duarthatë, dhe duhej të fillonte me diçka tjetër, me diçkaqë do ta këpuste nga ai uni i poshtër që gjithmonë qante për pare të shpejta.
Toni ishte tjetër njeri. Ai ishte i gjallë, viril dhe interesohej shumë për atë gjininë tjetër. As Xhevati s’ ishte melek, po Toni ua kalonte të dyve. Atij pak i hante palla për ato që thonte Muhameti, Aleikum Selam, dhe për ta futur në grusht atë kurden e zeshkët,të cilën e kish njohur në Alania, vrik e vrik ishte bërë mysliman dhe i kish hyrë midis këmbëve. Si ashkenazi që ishte, ai s’ kishte nevojë ta qëronte ate veglën e tijdhe menjëherë ia kishte mbushur barkun. Falë mësimeve të tij, Nevzati ishte bërë evlija. Aq shumë kishte mësuar kohëve të fundit.
Rasti është homoseksual,e mësonte Toni. Atë çast që të vjenpranë,duhet ta zesh për fyti dhe ta hash si llokume. Mos më shiko mua, po shiko prindërit e mi. Prindërit e mi ishin njerëz të shkëlqyeshëm, po ku janë sot?Erdhën dhe ikën pa marrë gjë me vete. Shtrohet pyetja: Çka do të marrësh ti? Çka do të marr unë? Çka do të marrin ata arabët e qelbur që ma fshijnë bythën me dollarë? Kjo është e rëndësishme… Atë çast që ta kuptosh këtë gjë, Zotrote e ke gjetur çelësin… Je çliruar nga ai krimbi që të ha përbrenda… O, vëlla!.. Mos e gënje veten se arabët janë më të fisëm se ne… S’ ka nevojë ta pyesësh Tonin… Shko deri në Stamboll dhe atje do t’ i gjesh… Nëpër hotele të Stambollit… Ata na mësojnë të mbajmë ramazan, po sa prej tyre e mbajnë vetë?… Ata na mësojnë të mos pijmë wisky, po sa prej tyre nuk pijnë vetë?.. Ata na mësojnë të mos kurvërojmë, po sa prej tyre nuk kurvërojnë vetë? Hiç më të mirë nuk janë as ata allbanët tu… Njerëzit janë të kotë, i thonteToni. Ata janë aq të kotë, saqë përpiqen ta mashtrojnë edhe të Madhin Zot… Shkojnë nëpër xhamí,i thejnë gjunjët përpara tij, kërrusen, bien në gjunj e luten për mëshirë… Po i Madhi Zot është i Drejtë dhe i Pamëshirshëm… Ai s’ e falë askend dhe të gjithë i dërgon n’ atë korridorin e gjatë që gjendet nën Spitalin Universitar… Atje, shoku im, gjendet çelësi i pasardhësve tonë, që do të hanë e do të pijnë e do ta mjelin Qendrën Islamike… Si lum ti nëse e kupton përse e kam fjalën… Të merresh me hallet e Demir Aliut, atij imamit tënd, është punë e lehtë… Por ta ndërtosh një godinë, qoftë edhe sa shtëpizat verore, dhe t’ i shlirosh injorantët nga frika, është punë më e vështirë. Dëgjo vëllanë këtu!.. Mos humb kohë, se nesër pasnesër do jetë vonë… Hajde ta regjistrojmë Qendrën si fondacion, gjegjësisht bashkësi të pavarur, dhe gjithëçka do bëhet mirë… Sado keq të flasin ata injorantët për ne, dhe sado shumë të na shajnë nëpër gazeta, s’ kanë çare pa na puthur dorën… Ne e dijmë, dhe ata e dijnë, se atë çast që do të vdesë ndonjëri prej tyre, menjëherë vihet në lëvizje ajo procedura që fillon në sallën e Morgut dhe mbaron te lëndina përtej Murit Kinez… Do të jemi ne që do t’ ua mbushim aktet e vdekjes… Do të jemi ne që do të marrim kontakt me agjensitë mortore… Do të jemi ne që do t’ i thërrasim ambasadat e huaja… Do të jemi ne që do t’ u këndojmë temxhit… Do të jemi ne që do t’ ua hapim varret dhe do t’ i shtrojmë në dhê… Atë monopol s’ na merr kush në botë… As ata vëllezërit e pasur arabë, që s’ po dijnë çka të bëjnë me paratë e naftës…Çka janë katër pesë miljonë korona për ata njerëz që flejnë mbi topa të dollarëve?
Paçka se mu tani që Nevzati e kish gjetur thesarin e Ali Babës, ku e prisnin dollarët, diamantet, makinat e shtrenjta dhe wisky me shije të naftës, dolën ata bythëjashtët prespanë e kërkonin rregullore, procesverbale, numra të kontove e lakra me presh…N’ ato çaste të ngjethshme, kur të dyja bashkësitë, të nxitura nga spiujt e ambasadave arabe, kishin filluar të gërmonin nëpër banka, ai s’ dinte si ta zgjidhte atë lëmsh të ndërlikuar.
Jo, ai s’ guxonte të dorëzohej. Ai kishte bërë një rrugë të gjatë dhe falë mbështetjes që kishte nga Toni e Xhevati,që ishin më të mençur se gjithë hoxhallarët e Maqedonisë Perendimore, deri n’ atë ditë s’ i kishte hyrë asnjë ferrë në këmbë. Ai s’i manipulonte dot suedezët, se ata ishin të mençur, kishin shkolla të larta, pa sa për ata pulagaçët turko-shqiptarë, që gjithë ditën e gënjenin Zotin me inshallahe, atyre do t’ ua lynte kokën edhe një here…
Kështu ndodhi që gjatë kohë para asaj mbledhjes së jashtzakonshme vjetore, të cilën e kishte thirur Bashkësia Myslimane, në kutinë postale të Prefekturës kishte rënë një kërkesë e shkurtër për regjistrimin e një xhamie si fondacioni fetar. Ai fondacion do të quhej Qendra Islamike e Malmes.Kërkesës iu kishte bashkangjitur edhe një rregullore, në të cilën themeluesit e kishin shtruar vizionin e tyre mbi aktivitetet që do të zhvilloheshin në qendër dhe kush do t’ i drejtonte ato.
Sipas rregullores, Qendra do qeverisej nga një kryesi prej tre vetash të cilën e përbenin themeluesit e saj. Ajo kryesi, që do ta drejtonteQendrën nja dhjetë vjet me radhë,s’ kishte veçse një kryetar, një sekretar dhe një arkatar. Kryetar ishte Nevzat Dallanguzi, sekretar Anton Muhamed Golsdstein dhe arkatar Xhevati.
Suedia, gjatë historisë së saj,ka parë lloj lloj matrapazësh të rangut më të ulët, por asnjëherë mashtrues më të paskrupull se tre ”myslimanët” tanë. Për ta mbuluar kryeveprën e tyre,ata kishin hartuar një rregullore që u jepte të drejtë ta ripnin një faltore deri në ditën e vdekjes dhe t’ i hiqnin për hunde dy organizatat më të mëdha botërore – Al Rabita al Islamia dhe Al Dawa al Islamia.
Kështu shtangu koha në vend. Askush, as sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore për Përhapjen e fesë Islame, Dr Abdallah Omar Naseef, s’ kishte ndonjë idé të qartë se çfarë ndodhte n’ atë qytet të mallkuar që quhej Malme. Ashtu si të gjithë drejtuesit e organizatave të mëdha, edhe sheiku i fortnderuar kishte vëzhguesit e tij që rregulisht e furnizonin me artikuj të botuar nëpër gazetat suedeze, por ai s’ kishte takat të merrej me shpikjet e tre karagjozëve që nuk lidheshin n’ asnjë kunj dhe për çdo ditë sajonin shpikje të reja.Thuajse të gjithë vëzhguesit e tij e kishin njoftuar mirë për atë treshe që përbëhej nga dy myslimanë e një çerek,por edhe atij, njësoj si neve që i përfaqësonim myslimanët, ia ndalonte Kor’Ani ta pengonte ndërtimin e atij tempulli.
Edhe pse kjo s’ ka s’ ka nevojë të jetë e vërtetë, egziston një mundësi që – po të respektohej vullneti i Bashkësisë Myslimane të Malmes – Qendra të mos ndërtohej kurrë ose të ndërtohej shumë vite më vonë. Me një përjashtim të vogël, thuajse të gjithë anëtarët e bashkësisë së lartpërmendur ishin të mendimit që procedura të shkonte deri në gjyq dhe xhamia të ndërtohej pasi të merrej një vendim nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Por rrugët e të Madhit Zot janë të padukshme për neve, mysafirët e këtij planeti të larëm. U deshtën dy shqiptarë të thjeshtë, njëri nga Presheva dhe tjetri nga Tetova, që ta mbyllnin atë betejë të pabarabartë. Falë Nimet Nesimit, që e përfaqsonte Bashkësinë Islamike të Malmes, dhe Ramadan Osmanit, që e përfaqsonte Bashkësinë Myslimane, u arrit një marrëveshtje që Qendra Islamike të ndërtohej ashtu siç e kishin paraparë dy organizatat e mëdha për përhapjen e fesë islame nëpër botë. Truallin ku do të ndërtohej Qendra e paguajti organizata al Dawa al Islamia dhe ua bëri peshqesh myslimanëve të Malmes, ndërkaq xhaminë, me gjithçka që gjendet rreth e përqark saj,e mori mbi vete al Rabita al Islamia.
Sot Qendra Islamike qeveriset ashtu siç e kishin mentuar tre themeluesit e saj. Myslimanët e ngratë shqiptarë, arabë, turq, boshnjak, sirianë, egjiptianë, palestinezë e bullgarë kanë të drejtë të shkojnë e të falen në te, por jo dhe të përzihen në veprimtarinë e saj.

*
Pas të gjitha atyre që u thanë deri tani, njeriu krijon përshtypje se sherbëtorët e Konsullatit Jugosllav, si ata që merreshin me aktivitete fetare, ashtu dhe ata që merreshin me aktivitete kulturore, duke e ndjekur rrugën e shokut Tito, përpiqeshin për të njejtin ideal.
Mjerisht, as kjo s’është e vërtetë. E vetmja gjë që i bashkonte jugofilët shqiptarë ishte frika nga pushteti. Ata shkonin në mbledhjet e Shoqatës Kulturo – Artistike ”Kosova”nga frika se ndonjëri nga anëtarët e kryesisë, në mungesë të tyre, do t’ ua ngarkonte ndonjë faj dhe do t’ i bënte armiq të Jugosllavisë Federative. Më mirë ishte të shkonin n’ ato mbledhje, t’ ia zgjatnin dorën shokut Konsull, dhe të shihej që ishin aty, në rrugën e Titos, se sa t’ i zente dikush për veshi. Ishte Konsullati, ishin nëpunësit e Konsullatit që i zgjatnin pasaportat.
Përndryshe, edhe pse s’ ishin më shumë se dhjetë – dymbëdhjetë familje, jugofilët shqiptarë ishin pikë e pesë dhe shkak i asaj përçarje s’ ishte Kosova, por paratë e zeza. Siç dihet, lokali i asaj shoqate ishte ibret i madh dhe duhej të pastrohej tri katër herë në javë. Për ta mbajtur shoqatën në nivel duheshin tri katër ditë pune. Mjerisht, vullnetarët ishin të pakët, ndërsa kryesia e shoqatës, për arsye tatimore, kishte marrë vendim ta pastronte lokalin me para të zeza. Kjo ishte bërë shkas që të serbët ishin armiq me kroatët, kroatët ishin armiq me serbët, ndërsa shqiptarët ishin armiq të njëri tjetrit. Të gjithë donin ta pastronin atë lokal, po të mos paguanin tatim.
Anëtarët më të pakënaqur ishin Beqajt, prapa të cilëve qëndronte Kajan Paloka. Ai origjinal kishte shkuar edhe më larg se Safet Çela dhe, për hirë të marrëdhënieve më të mira me Konzullatin,insistonte që asnjë mbledhje të mos mbahej pa praninë e shokut Konsull.
Në shkurt të vitit 1981 im bir, Iliri, i kishte mbushur pesëmbëdhjetë muaj. Kuptohet vetvetiu se ai ishte i vogël, foshnje, por kundrejt rrethanave,mirë e pat marrë veten. Ai s’ kishte nevojë të kërkonte bukë ose ujë, sepse atë dert e mbaja unë, por kishte nevojë për ajr të pastër. Pas dy zënkave që kisha patur me të jëmën, ngula këmbë që Liliana vetë, vullnetarisht, të ma lente të drejtën e përkujdesjes, edhe ate jo për një vit e dy, por deri sa t’ i mbushte tetëmbëdhjetë vjet. Atë të drejtë do ma miratonte edhe Gjykata.
Ishte java e fundit e muajti shkurt. Bënte ftohtë dhe qielli ishte i kaltër, por unë, duke dashur ta nxirja djalin përjashta, ia vesha kostumin e trashë dhe e hipa në qerre. Mundesha të shkoja në cilindo drejtim dhe ta ndiqja cilëndo rrugë, se trotuaret e asaj lagje janë të shtruar me pllaka të rrafshta, por duke dashur t’ iu shmangem makinave, hyra në parkun që shkon parallel me rrugën Branteviksgatan. Atje diku, në njërën nga faqet e montuara për reklama, m’ u duk se pashë një afishe të madhe me veshje kombëtare shqiptare.
Ç’ ishte, vallë, ajo që shihja?Afishja, të cilën e kishte nxjerrë nëpër qytet Organizata Regjionale e Shoqatave Jugosllave i njoftonte qytetarët se ditën e mërkurë, 11 mars, me fillim nga ora tetë e mbrëmjes, një ansambël i përzjerë nga Kosova e Metohia, do të jepte një program të begatë me këngë e valle jugosllave. Në mesin e atyre që do ta kënaqnin publikun gjendej edhe artisti i njohur kosovar, Fitim Domi, të cilin spektatorët e televizionit e njihnin më mirësi Mixha Ramë.
S’ka mëdyshje se edhe unë, si të gjithë të tjerët, u pikëllova pak. Nëse duhej dikush të shihej me Fitimin dhe të ndërronte ndonjë fjalë me të, isha unë që e kisha patur shok dhe kisha ndarë goxha do vite me të. Por rrugët tona s’puqeshin askund. Që nga koha e Normales Fitimi endej nëpër qarqe që flisnin jugosllavisht dhe kërkonin një karrigë për vete. Ai ishte kanakar dhe hante bukë me kanakarët. Kosova kishte edhe djem tjerë, që ishin poaq të aftë sa Fitimi, por ata i mbante në Nish, Idrizove, Zenicë, Smederevë, Goli Otok e biruca tjera. Ata që e kishin ftuar Fitimin në Suedi e quanin veten jugo-sllavë. Të shkoja n’ atë karnaval e pashë sigabim.
Të nesërmen, gjatë kohë para se të ikja në punë, kërceva nga krevati dhe vajta në kuzhinë.
Mu n’ atë çast ra zilja e telefonit dhe për herë të parë në jetë s’ më pëlqeu tringëllima e tij. Ishte një tringllimë e ftohtë, e acartë, ndiellakeqe. Jo se më prishi mua punë, por sepse cingërrima e tij ishte krejt e pavakt.
“ Urdhëro,” i thash atij që ma kish hapur telefonin.
“ Mos ta prisha gjumin?” më pyeti. Ishte Shaip Fushëgjata, vëllai i Faik Fushgjatës.
” Jo, jo. Jam zgjuar herët. Sapo e kam vënë tenxheren mbi stufë dhe do t’ i bëj qull djalit. Si kaluat mbrëmë?”
” Shumë mirë. Ata e bënë të vetën dhe ikën më dymbëdhjetë të natës. Kishin porositur hotel në Baltazarsgatan. Ne, të tjerët, hipëm lart dhe vazhduam gjymbyshin.”
” Ani? A kishit publikë?”
” S’ merrje frymë. Po me të ikur shkiet dhe shkinat, erdhi Baftia e Zia Beqës dhe na tronditi pak. S’ di sa është e vërtetë, po sipas fjalëve të saj, krejt Prishtina qenka ngritur në këmbë, Policia paska përdorur gaz lotues dhe shumë veta qenkan lënduar. Ajo s’ dinte nëse ka të vrarë… Po ti ke dëgjuar gjë?”
” Jo, vëlla. Ti je i pari që po dëgjohesh,” i thash.
” Nejse, keq ishte bërë,” tha ai, duke nxjerrë një pshertimë të thellë nga parzmi.
” Jo për neve,” e plotësova. ”Do bëhet keq për ata që po gjuajnë me plumba qorr dhe gaz lotësjellës. Do çohet një ditë populli dhe do ta thotë fjalën e vet.”
“ Fjala jote në vesh të Perendiut,” uroi ai.
“ Amin,” i thash.
Dhe populli u çua. Ai s’ çoi dorë nga kërkesat e veta dhe tërë pranverën e atij viti qëndroi në barrikada.Deri sa e tronditi Diktaturën dhe e solli Demokracinë.

Shkruan: Ramadan Rexhepi