“E pabesueshme” – Henry me fjalë të mëdha për Mbappen pasi shënoi golin e 300-të në karrierë – Telegrafi

0
54

Legjenda e Francës, Theirry Henry, ka mbështetur Kylian Mbappen dhe ka kërkuar nga ai që të vazhdojë të arrijë majat e futbollit, pasi shënoi golin e tij të 300-të në karrierë.

Mbappe shënoi një het-trik kundër Gjibraltarit teksa “Les Bleus” mposhtën kundërshtarët e tyre me rezultat të thellë 14-0, që ishte njëherësh fitorja më e madhe në histori të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Goli i tij i tretë u shënua në mënyrë speciale pasi e zuri portierin rreth 40 metra larg vijës së portës duke çuar në 300 numrin e golave të shënuar në karrierë.

Mbappe është duke u afruar me shpejtësi në krye të listës së golashënuesve më të mirë në histori të Francës.

Ylli i PSG-së tani ka kapur shifrën e 46 golave të shënuar për shtetin e tij, duke u radhitur i treti në listën e top golashënuesve. Vetëm Henry (51) dhe Olivier Giroud (56) janë para tij.

Teksa Mbappe po i afrohet rekordit të tij, Henry ka thënë pas ndeshjes se ai ka aftësinë për të vazhduar të shënojë gola.

“Çfarë po bënë ai është e pabesueshme. Problemi është se kur je kaq i mirë njerëzit e shohin vetëm kur gabon ose kur nuk je në ditën tënde më të mirë. Ne kemi pritshmëri të mëdha nga ai, por ai nuk duhej të ishte kaq i mirë. Shakatë anash, jam i lumtur që ai është francez. Sa larg mund të shkojë ai? 1000. Unë po e teproj, por sinqerisht, është Kylian ai që vendosë”.

Mbappe tani do të rikthehet në aksion për PSG-në teksa ata do të përballen me Monacon këtë të premte. Një fitore për skuadrën e Luis Enriques do të thoshte se ata do të ishin katër pikë larg vendit të dytë./Telegrafi/