SHPËRNDAJE

Aktori i njohur kosovar, Armond Morina, është shpallur fajtor nga Gjykata Themeore në Prishtinë
Gjykata Themeore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për katër të akuzuarit në mesin e tyre është edhe Armond Morina, raporton “Magazina.al”

Bashkë me aktorin fajtor janë shpallur edhe dy ish-ministrat e Kulturës Astrit Haraçija, Valton Beqiri për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Armond Morina dhe Nehat Fejza për veprën penale mashtrimi në detyrë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të akuzuarit A.H ,V.B , A.M dhe N.F janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me kusht, dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej 2 (dy) viteve nëse nuk kryen vepër penale të re.

Sipas vendimit, i akuzuari Armond Morina obligohet që Ministrisë së Kulturës në emër të dëmit të shkaktuar të kompensojë shumën prej 100 mijë eurosh si dhe i akuzuari Nehat Fejza në emër të dëmit të shkaktuar të kompensojë shumën prej 188 mijë eurosh.

Kjo çështje penale është gjykuar në procedurë të rigjykimit, duke vepruar sipas rekomandimeve të precizuara në vendimin e Gjykatës së Apelit.