SHPËRNDAJE

Çdo ditë po përballemi me një sasi të madhe informacioni i cili vjen gati i pafiltruar fale faqeve të ndryshme që qarkullojnë online.

Për këtë arsye sot do ju tregojmë disa truqe të cilat ju ndihmojnë për të dalluar lajmin e vërtetë nga trillimi.

Kontrolloni për faqen, zakonisht këto llojë faqesh e thonë qartë në përshkrimin e tyre se janë parodike apo humoristike.

Kontrolloni URL-në, ajo është një markë e njohur por me një adresë të çuditshme si ABC.com.co

Kontrolloni domainin.

Për këtë përdorni faqen who.is për të kontrolluar datën se kur është krijuar një faqe dhe nga kush. Shpesh faqet e rreme kanë vetëm pak ditë apo javë që janë krijuar, çka përbëjnë një dyshim të fortë për besueshmërinë.

Kërko faqen dhe historinë.

Nëse faqja ka reputacion dhe janë qindra artikuj të tjerë të ngjashëm me të në Google, atëherë është e vërtetë. Ndërsa nëse nuk del lajm i raportuar asgjëkundi, nuk ka besueshmërinë.

Kërkimi i fotos së kundërt.

Zakonisht informacioni i rremë shpërndahet online në formën e një foto të vjetër, të dhënë jashtë kontekstit. Kërkoni për ndonjë foto të dyshimtë në motor të tillë kërkimi si Google Reverse image apo Tineye.