SHPËRNDAJE

Që nga themelimi RTV Presheva në Preshevë si medium elektronik i finansuar nga Kuvendi Komunal ka hasur me kritika të vazhdueshme nga presheva.com. Arkivat e tona vërtetojnë se dhjetra artikuj të botuar në presheva.com shtjellojn kryesishtë problemet e punës dhe strukturat RTP-së. RTv Presheva është kapur pamëshirshem nga pushtetet që kanë udhëhequr Komunen e Preshevës dhe fatkeqsisht asnjëherë nuk i`u është dhënë as një mundësi e vetme të zhvillohet dhe të funksionoj si medium i pavarur.

Momentet e para kur u hap Radio Presheva

Ne kemi kritikuar kryeredaktorët, drejtorët, emisionet, buxhetin, animet politike si dhe aferat dhe skandalet përbrenda RTP-së atëherë kur Partia në pushtet na akuzonte për pëçarje të opinionit. Po të njejtet Parti politike pas humbjes së pushtetit tani më në opozitë na përkrahnin dhe lavdëronin qendrimin tonë ndaj RTV Presheva. Pushtetet e kaluara në Komunën e Preshevës në qasjen e tyre ndaj RTP-së kanë shfaqur gjithmonë fytyren e vertetë shizofrenie dhe politiken e tyre destuktive ndaj mediumeve dhe fjalës së lirë shqipe në Luginë.

RTv Presheva ka kaluar gjithmonë kohëra të vështira, para disa muajve është liruar nga regjimi i PDSH, BDL, RD ku drejtori i RTP-së dhe njëherit këshilltar i PDSH-së në kuvendin komunalë, kishte ndaluar emisionet debative mes subjektve politike pasi sipas mendimit tijë ai nuk kishte dëshirë që opinoni në Preshevë të polarizohet pasi gjendemi në situatë mjaftë të vështirë dhe të ndieshme në Luginën e Preshevës. Ai me cenzurimin e debateve politike ishte i mendimi se ka qëllim unifikimin e subjekteve politike ashtu që mos të ketë perqarje. Kjo është një nga 100 shembujt tjerë që pusheti lokal ka pasur gjithmonë një politikë të vrazhdë diktatoriale dhe antidemokratike ndaj RTv Presheva dhe fjalës së lirë në Luginë.

Shtrohet pyetja pse presheva.com në tërë këto vite është ballafaquar me RTP-në dhe drejtuesit e tyre, pse kemi qenë të involvuar në çdo kritikë ndaj RTP-së? Sëpari ne kurrë nuk e kemi shikuar këtë medium lokal si konkurrencë e jona, pasi jemi të inkuadruar në kanale tjera (internet) të distribuimit të opinionit. Strategjia, vizioni dhe misioni i jonë është i ndryshëm nga ai i RTP-së. Ne personalisht i njohim të gjitha punëtorët pranë RTP-së dhe me disa kemi edhe kontakte shoqërore edhe pse jemi profiluar si kritikuesi më i madhë i këtij mediumi. Ne jemi të mendimit së një medium i fortë i pavarur lokal dhe publik forcon konkurrencën ne mes mediave dhe rezulton në përmisimin e gjendjes aktuale. Për këtë arsyje në vitin 2003 kemi lobuar për lirimin nga kthetrat politike ndaj RTP-së në organet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) që të intervenojë në politikën lokale për ndryshimin e strategjisë dhe statusit të RTP-së. Në maj të vitit 2004 kemi hapur debate të hapur duke insistuar që RTv Presheva dhe Bibloteka e qytetit të funksionojn si institucione të pavarura dhe jo në kuadër të Shtëpisë së Kultuës «Abdullah Krashnica». Përpjekjet e tona për qëndrimin e pavarur redaksional të RTP-së kanë vazhduar në këtë intenzivitet gjer në ditet e sotme.

presheva.com në vitin 2004 në përkrahje të fjalës së lirë

Tani me mbylljen e RTP-së çka janë alternativat? Alternativa është edhe me vrazhdë, më antidemokratike, më korruptive, më konspiruese. Derisa shpresat tona janë intakte për lirimin e RTP-së nga politika, shpresat për një alternativë tjetër të mediumit privat nuk egzistojnë fare. Siç është i njohur opinioni i gjërë në dhjetë vitet e fundit egzistion një TV privat i cili ka fituar licencen për emetimen e programeve shqipe në Preshevë. Nën ombrellen e mediumit «të pavarur dhe privat» ai sëpari përkunder kontrates së nënshkruar për emetimin e sinjalit të Radio-s ai ketë kurrë nuk e ka praktikuar. Paradoks pasi në çdo emisione thirret në «terrin informativ» në Luginë, kurse në anën tjetër ai është shkaktari kryesorë që qytetarëve të Preshevës nuk i`u mundëson stacionin e dytë të Radios në gjuhën shqipe në Preshevë, pasi nuk ka përfitim të madh përmes saj. Përfitim nuk kanë as nga lajmet ditore për problemet jetike në komunën e Preshevës për këtë arsyje ato nuk emetohen. Për këtë gjë të kundërligjshme nuk ka reaguar askushë, as organet përgjegjëse në Beograd nuk janë shqetsuar me të.

Alternativa e RTP-së është edhe me e vrazhdë konspirative ku ka mledhur qindra-mijëra Euro nga buxheti komunal i Preshevës dhe organizatat tjera joqeveritare për Projekte të cilat kurrë nuk i ka jetësuar. Ata kanë shfrytëzuar dhe bashkëpunuar me çdo pushtet në Preshevë për të përkeqësuar poziten e RTP-së dhe në përgjithësi fjalës së lirë. Çdo emision edhe më banal ka në shënjestër eksploimin buxhetin komunal. Me të cilën paguhet vetem se familjarët e tyre si dhe një punëtorë me kontratë pune të afatëzuar. «Speciale-t» shërbejnë si vëgel për trysni mbi përgjegjesit komunal për sigurimin e buxhetit në vitin e ardhshëm. Në Alternativen e TVP-së me taksat e qytetarit finansohen fushatat parazgjedhore të Partive Politike, siç kemi pasur rastin në vitin 2016. Por edhe me pagesë secili prej jush mund ti siguroni disa orë emisioni nën siglën «Debat» për ti larë hesapet me kundërshtarin tuaj. Me këtë shumë të vogël e keni të inkluduar edhe temat dhe pyetjet që do t`i shtroj pastaj në emision drejtori dhe moderatori. A duhet të përmisohet RTP-ja? Po! A ja vlenë të «luftohet» për të? Po! Sepse Alternativa është e errët dhe antidemokratike! Të Largohemi nga ajo!

Qëndrim editorial i presheva.com