SHPËRNDAJE

Ragmi Mustafa ish kryetari i cili e shkatërroi komunën e Preshevës i shkatërroi ëndrrat dhe ambiciet e të rinjëve,na pamundësoi kthimin në Preshevë dhe po vazhdon me shkatërrimet e tijë të famëshme dhe shkatërrimi i rradhës është partia që ai ka drejtuar për tre mandate,ajo parti nuk është e Ragmi Mustafës dhe dikush mundet me dalë dhe me më kundërshtu pse po përzihem në punët e brendëshme të partisë së tyre por nëse është parti e tyre ta mbajnë në shpi dhe mos të kandidojnë fare në zgjedhje unë po luajë me kartën demokrate dhe rolin e një qytetari që kjo parti e ka qeverisë dhe qeverisja e kësaj partie së bashku me liderin e sajë do të mbahet mendë si qeverisja më e keqe që i ka ndodhë ndonjëherë komunës së Preshevës.

Pas humbjes së zgjedhjeve apo humbjes së pushtetit kryetari duhet me dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë dhe jo me shpallë zgjedhje të reja partiake me të drejtë rikandidimi atëhere nuk quhet demokraci por merrë rolin e një sistemi të komunizmit brenda partisë politike,një gllabërim dhe rrëmbim i partisë personalizim dhe këmbëngulje për ta udhëhequr partinë edhe nëse humbet pushtetin dhe kjo tregonë qartë se partinë e kanë kthyer në një shoqëri aksionare të cilën e udhëheq Ragmi Mustafa.

Ragmiu është kartë e djegur e politikës në Preshevë është si ato kartat e rimbushjes së telefonit me kredit si të konsumohet gjuhet në kontejnerat e qytetit edhe ky politikan është i konsumuar dhe duhet të gjuhet në kontejnerat politik të qytetit së bashku me disa kolegë të tijë.

Ragmi Mustafa ish kryetari që kishte të punësuar mbi 30 famijarë të tijë në institucionet që udhëhiqte komuna e Preshevës.
Një ish kryetar që pa asnjë mendim të popullit i dha mirënjohje liderit të tijë shpirtërorë Vuçiç.

Një ish kryetar që i kishte blerë dy banesa në Prishtinë dhe gënjente qytetarët e Preshevës se nuk ka prona në Kosovë.

Një ish kryetar që i kishte blerë djalit të tijë dhuratë për ditëlindje makinën Audi që kushtonte në atë kohë afër 30 mijë euro.
Një ish kryetar që kishte shtruar asfalt vend e pa vendëm që të merrte përqindjen e tijë në tender.

Një ish kryetar që vuri lapidarin dhe iu hoq vandalisht duke na turpëruar si popull nga xhandarmeria Serbe.

Një ish kryetar që hante dreka dhe darka tek njerëzit që kishin restorante dhe Ragmiu ishte i miqasuar me ta.

Një ish kryetar që iu hoqën gjykatat,prokuroria dhe bankat nga Presheva.

Një ish kryetar që gënjente publikisht se kishte mbështetjen nga SHBA dhe BE kur nuk kishte zhvilluar asnjë takim në Bruksel apo Washington me liderët dhe aktorët e politikës së jashtëme dhe jo takime nga organizatat jofitimëprurëse.

Një ish kryetar që përdorte folklorizmin patriotik dhe ovl-së nuk i jepte fare buxhet për funksionim.

Një ish kryetar që mbahet mendë për nepotizëm dhe mostransparencë.

Pra ky ish kryetar asnjëherë nuk do të mundë të qelë zogjë në politikën shqipëtare në luginën e Preshevës sepse ka shkatërruar plotësishtë çdo gjë nga Presheva dhe neve të rinjëve na ka humbë shpresat se ndonjëherë do të kemi perspektivë në këtë vendë,ai edhe pse tani nuk është kryetar duhet me shku në burg për keqpërdorime që ka bërë,dhe pushteti i tanishëm që e ka kritikuar dhe akuzuar në fushatë zgjedhore e ka detyrim moral dhe elektoral që të paraqesë pranë institucioneve të drejtësisë për keqpërdorimet e tijë.


Shkruan: Aziz Aziri
(Autori ka të përfunduara shkencat politike)