Adoleshentët vrasin shokun e tyre pasi loja e shpirtrave Ouija ‘u tha ta bënin’ (fotot)

0
37

Nëna e shokuar e një adoleshenti po kërkon përgjigje nga autoritetet teksa hetimet duket se janë bllokuar pas vdekjes tragjike të 17 vjeçarit Jose Mauricio Ospina vitin e shkuar, i vrarë nga miqtë e tij me të cilët po luante lojën djallëzore me denime, në formë “mos-u-nxeh”.

Adoleshenti ishte gjetur i vdekur, i mbështjellë me çarçaf nga ata që duhet të ishin shokët e tij, pasi lëvizjet e lojës me tabelën e fatit “i kishin udhëzuar ata ta bënin”.

Tragjedia ndodhi kur i riu kishte shkuar të vizitonte shokët e tij Patio Bonito, pranë kryeqytetit Bogota në Kolumbi në prill të vitit të shkuar. Trupi i Jose Mauricio ishte gjetur i pajetë teksa një nga lojtarët tha se loja u kishte thënë ta bënin pasi “ishin kontaktuar shpirtrat”.

Mediat vendase thonin se në një pikë të lojës, djemtë ishin udhëzuar nga loja “të vrisnin dikë” dhe ata kishin zgjedhur Jose Mauricio. Një tjeter pretendonte se kishin marrë droga gjatë lojës por testet zbuluan se ishte vetëm një justifikim për aktin tragjik.

Nëna e djalit të ndjerë, Claudia Velasquez, tha se i biri ishte duke bërë detyrat në kompjuter.

“Më pas ai më tha se do të bënte detyrat në shtëpinë e një shoku. Shokun e tij unë e njihja, kishte qenë dhe herë të tjera te ai.”

Gruaja shton se kur i biri nuk po kthehej gjatë natës kishte telefonuar dhe nuk kishte marrë përgjigje.

Më pas një telefonatë i thotë se kishte ndodhur një emergjencë, dhe kur Claudia arriti në spital e njoftuan se i biri kishte vdekur.

Nëna thotë se nuk e kupton këtë që ka ndodhur pasi djali i saj studionte dhe kishte nota të mira në shkollë.

Autopsia konfirmonte se i riu ishte mbytur dhe kishte shenja dhune në kokë. Olicia thotë se ende po heton ngjarjen dhe motivimin e aktit barbar të të rinjve ndaj shokut të tyre.


Top Channel