SHPËRNDAJE

Holli i shtëpisë së kulturës ishte vendtakim i nismëtarëve të kësaj fryme të re politike, ndërsa atyre i’u bashkuan edhe shumë simpatizantë dhe anëtarë potencial, gjë kjo e cila kishte shtyrë organizatorët të ndrsyhojnë ambientet e mbajtjes së takimit nga salla e vogël e menduar fillimisht.

Intonimi i himnit kombëtar dhe nderimi i të rënëve shënuan fillimin e këtij tubimi për t’ua lënë rradhën zgjedhjes së grupit punues e më pas edhe fjalës përshëndetëse të kryetarit të APN-së në Preshevë, njëkohësisht dhe kryetarit të kësaj komune, Shqiprim Arifi.

“Sikurse në Preshevë tashmë edhe Bujanoci po ecë rrugës së prosperitetit, rrugë kjo e cila karakterizohet, në rradhë të parë nga ndryshimi i mentalitetit politik. Ky mentalitet nënkupton edhe decentralizimin e plotë të funksionimit brenda një subjekti politik, që do të thotë se APN-të e Preshevës dhe Bujanocit do të posedojnë autonomi të plota të veprimit, ndrësa veprimi i tyre do të bashkërendohet kur është fjala për çështjet kombëtare “, tha ndër të tjera në fjalën e tij Shqiprim Arifi.

 

Kordinatori i Aletrantivës për Bujanocin, Arbër Pajaziti, në paraqitjen e tij para të pranishmëve u ndal tek nismat e sistemit shumpartiak dhe veprimi i UÇPMB-së duke shprehur njëkohësisht falenderime për gjeneratat që ishin bartëse të këtyre proceseve.

Duke folur për motivet e domosdoshmërisë së iniciativës për themelimin e APN-së në Bujanoc, Pajaziti u fokusua tek zhvillimet pas vitit 2002 e këndej.

Pas pak viteve miqtë ndërkombëtarë filluan të largohen, politikanët i kaploi uria e lakmia pas pushtetit, kurse të rinjtë u cilësuan si tepricë dhe të paditur.
Politika ditore shtriu rrënjët nëpër familje e shoqëri, përçarjet morën hov, ndërsa ishte rinia ajo që më së tepërmi i shijoi këto dukuri në lëkurën e saj. Për pazaret e ngushta politike dhe për inatet klanore po nëpërkëmbej gjithçka. Nuk patën rëndësi më shifrat në Kuvendin Komunal. Qenë shqiptarët 30 apo mbi 21 nuk kishte fare vlerë. Me rëndësi ishte kush po i tregon muskujt.Subjektet politike fjalën “ reformë “ e përdornin vetëm si retorikë, kurse për përgjegjësi nuk flitej dhe as që guxohej t’i kërkohej ndokujt “, tha Pajaziti.

Megjithë këtë situatë, sipas Pajazitit, falë guximit dhe energjisë së rinisë e cila po merr situatën në duart e veta tash e tutje priten ndryshime pozitive në Bujanoc.

“ Komuna e Preshevës ishte shndërruar në Bashkësi Lokale, por prilli i këtij viti bëri kthesën e madhe. Goditjet e bërë në Preshevë së shpejti do të nokautojnë edhe Bujanocin.

Të gjithë më e kanë kuptuar: përveç Alternativës në Preshevë dhe Aleternativës në Bujanoc nuk ka rrugë tjetër, ndërsa me Alternativën ditë të mira do të vijnë edhe në Medvegjë.
Nryshimi po vjen. Ky ndryshim rrënjët do t’i lëshoj shumë shpejt nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit me zgjedhjen e nëndegëve, kurse pranvera e hershme do të çel me Kuvendin tonë zgjedhor.

Andaj, bashkohuni përreth ndryshimit, bëhuni pjesë e historisë, zgjidhni më të mirët dhe bëhuni të zgjedhur “, tha ndër të tjera Pajaziti.

Më pas, në takim u paraqitën edhe anëtarët e Këshillit Nismëtar, forum ky i cili do të funksionojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve nëpër nëndegë si dhe Kuvendin Zgjedhor i cili do t’i zgjjedh organet e mandatuara partiake.
Agjenda e takimit të Këshillit Nismëtar të Alternativës për Bujanocit kishte filluar në orët e pasditës me përurimin e zyrave të këtij subjekti politik të cilat ndodhen në afërsi të ndërtesës së komunës së Bujanocit.

Arbër Pajaziti, profesor i gjuhës shqipe në Tërrnoc
dr Muharrem Sadiku, specialist i Radiologjisë, Malësi
Muzafer Destani, magjistër, inxhinjer i teknologjisë ushqimore
Nedrete Zairi, studente e fak të Mjeksisë Tërrnoc
Ilmi Aliu, laborant, Tërrnoc
Jeton Lutfiu, master i ekonomisë, Tërrnoc
Fitim Aliti, profesor i edukatës fizike, Tërrnoc
dr Arif Jahiu, specialist i neuropsikiatrisë, Bujanoc
Florim Agaj, ekonimist, Bujanoc
Venhare Destani, juriste Bujanoc
Ramil Aliu, master i ekonomisë, Bujanoc
Gentiana Behluli Mehmeti, ekonomiste, Bujanoc
Mendim Sopi, jurist, Bujanoc
Erduan Fazliu, adm publike, Bujanoc
Vjollca Aliu, juriste, Bujanoc
Abelant Zairi, student, Bujanoc
Naim Musliu, profesor i gjuhës frenge, Konçul
Selhan Hyseni, mësues, Lluçan
Edmond Isufi, jurist, Turi
Izet Limani, fizioterapeut, Somolicë
Fismir Jahiu, ekonomist, Letovicë
Zuale Fetahu, politikologe, Letovicë
Xhejlane Jakupi, ekonimiste, Nesalcë
Erkan Jusufi, ekonomist, Bilaç
Fidan Hajredini, historian, Osllarë
Albulena Beqiri, ekonomiste, Bujanoc

VIDEO:

Zyrtarizohet Alternativa për Ndryshim – Bujanoc

Posted by Presheva.com on Sonntag, 25. Dezember 2016