SHPËRNDAJE

Një nga karakteristikat e reja për Galaxy 8 është regjimin i punës “bishë” (Beast Mode).
Me këtë mendohet se Samsung do të lejojë fuqi më të madhe të procesimit, aftësi grafike dhe rritje të kapacitetit memorik të celularit me një performancë që është e kundërta e regjimit të punë “ruajtja e baterisë” (Battery Saver), që aktualisht është në dispozicion në Android, shkruan revista Forbes.

Përdoruesit e Android janë duke përdorur mënyra të ndryshme të punës që kanë një ndikim në fuqinë e telefonave të tyre të menqur. Versioni i fundit i Android vjen me një “regjim të performancës”.

Përdoruesit po bëhen më familjar me regjimin e mbrojtes së baterisë, ndërsa prodhuesit e tjerë kanë shtuar regjimet e tyre në sistemin bazë operativ Android.

“Regjimi bishë” jo vetëm do të lejojë Samsung që të promovojë specifikat e larta në Galaxy S8 (të cilat potencialisht do të jenë më të lartat kur të lansohet), por gjithashtu do të përfaqësojë kthimin e Samsung në hap me kohën e teknologjisë më të lartë të smartfonëve. Sa për imazhet e një “bishe”, theksi do të jetë në shpirtin luftarak që do të lejojë kompaninë e Koresë së Jugut për të kapërcyer debaklin me modelin Note 7.