Hamasi dhe Izraeli bien dakord për armëpushim dhe lirim të pengjeve – Telegrafi

0
61

Hamasi dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim katër-ditor në Gaza, ka thënë grupi militant në një deklaratë.

Grupi tha se ra dakord të lironte rreth 50 gra dhe fëmijë pengje nga Gaza në këmbim të Izraelit që të lironte 150 gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet izraelite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja do të lejojë qindra kamionë me ndihma humanitare, mjekësore dhe me karburant të hyjnë në të gjitha pjesët e Gazës, shtohet në deklaratë.

Lajmi në përditësim…