SHPËRNDAJE

Televizioni Spektri nga Bujanoci, në një komunikim për mediat lokale ka shkruar se në fund të këtij viti, komuna e Preshevës dhe ajo e Bujanocit në llogari të Këshillit Nacional të Shqiptarëve kanë derdhur rreth 1.8 milionë dinarë për të kryer obligimet që kanë ndaj këtij institucioni.

Siç shkruan ky televizion, në kuadër të KKSH-së ka ekzistuar edhe Gazeta javore “NACIONALI” e cila me ardhjen e Jonuz Musliut në pozitën e kryetarit është ndërprerë botimi.

Gjatë vitit 2016 asnjë numër i vetëm i Nacionalit nuk është botuar, dhe tash në fund të vitit kishte filluar përgaditja e numrit festiv!

“KKSH nuk brengoset për mos daljen e gazetës në gjuhën shqipe, qëllimi është përmesë botimit të këtij numëri të vetëm të NACIONALIT për vitin 2016 të bëhet larja “vjedhja” e 1.8 miljon dinarëve që KKSH i kishte pranuar ditëve të fundit nga pushtetet lokale të Bujanocit dhe Preshevës e që është obligative të harxhohen deri më 31.12.2016.” shkruan TV Spektri nga Bujanoci, transmeton presheva.com. KNSH për ta botuar të vetmin numër të Nacionalit për vitin 2016 ju kishte besuar korospodentit të RTK.s nga Presheva Baki Rexhepit!

Nga ana tjetër, janë publikuar edhe lista e antarëve e organit ekzekutiv të Këshillit Nacional dhe të ardhurt e tyre mujore në vitin 2015, ku kryetari i KNSH nuk e ka të caktuar se sa paguhet për lartësinë e paushallit për një muaj. /presheva.com/