SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ishte i ftuar në emisionin “Studio e hapur” në televizionin e Preshevës. Ai duke diskutuar për investimet që do të bëhen në komunën e Preshevës për vitin 2017, pas fabrikës së këpucëve që do të hapet në shkurt të këtij viti, do të vij edhe një investim i radhës në Preshevë edhe atë nga Suedia e cila merret me prodhimet bujqësore, raporton presheva.com.

“Kjo kompani suedeze në Preshevë do të ndërtoj një depo frigorifer e cila do të jetë një pikë regjionale pasi kjo kompani prodhon në Azi dhe Afrikë produkte bujqësore duke i sjellë në tregun e Evropës ku në Preshevë do të bëhet një pikë regjionale ku do të deponohen rreth 500.000 tonë ku do të shpërndahen në tërë Evropën” ka thënë Arifi. /presheva.com/

NDIQENI DEKLARATËN: