SHPËRNDAJE

Një grup shkencëtarësh në bashkëpunim me NASA-n po projektojnë një “super modem” që do të bëjë të mundur lidhjen e internetit edhe në Hënë!

Në fakt shkencëtarët po përpiqen të krijojnë një pajisje me rreze të gjatë e cila do të jetë në gjendje të realizojë një “komunikim” mes Hënës dhe Tokës.

“Është e nevojshme të mendohet se qytetarët e ardhshëm të Hënës do të duan të shohin programin e tyre të preferuar televiziv, të chat-ojnë me miqtë që jetojnë në Tokë apo do të duan të navigojnë në rrjete të ndryshme sociale për t’u informuar për çdo gjë…ndaj, për këtë arsye, kemi menduar të krijojmë pajisjen e internetit të së ardhmes”, kanë thënë shkencëtarët.