SHPËRNDAJE

Një kombinim i Aloe Vera dhe vajit të kokosit mund të jetë trajtimi i shumëpritur për problemin e akneve.

Ky është një kombinim bërë nga përbërës të cilët janë provuar për të mos pasur efekte anësore kur është fjala për trajtimin e akneve.

Aloe Vera është përdorur gjerësisht për aftësinë e saj për të zbutur, të shëruar dhe rinovuar lëkurën, veçanërisht për puçrrat në fytyrë, ndërsa vaji i kokosit është shumë efektiv në trajtimin e çrregullimeve të lëkurës si akne, plagë, skuqje apo inflamacion.

Përgatitja:

Përzieni 1 lugë gjelle vaj me një lugë gjelle xhel Aloe Vera. Aplikoni përzierjen në mënyrë të barabartë në fytyrë të pastër përqëndrohuni më shumë tek zonat problematike.

Lereni përzierjen të qëndrojë për 10 minuta. Masazhoni fytyrën me mollëzat e gishtave të lagur për rreth 6 minuta dhe pastaj lajëni atë me ujë të pastër.