SHPËRNDAJE

Prodhuesi i famshëm kinez i telefonave Gionee ka treguar më shumë detaje mbi telefonin e fundit që pritet të lançoj së shpejti.

Ndërkohë që kompanitë e tjera të prodhimit të smartfonave janë përqëndruar në aspekte si përmirësimi i kameras, trashëria, shpejtësia, Gionee ka vendosur të përmirësojë fuqinë e baterisë.

Faktikisht ky është problemi më i madh i smartfonave që qarkullojnë për momentin.

Modeli M2017 i kësaj kompanie ka një kapacitet prej 7.000mAh duke dyfishuar standartin e vënë të smartfonëve në qarkullim.

Pretendohet që ky supertelefon do të jetë i aftë të mbajë bateri rreth 32 orë nëse flasim gjatë gjithë kohës ose luajmë video.
Supertelefoni pretendohet të ketë dy bateri, dy kamera të pasme me rezulucion të lartë si dhe një kamer përpara.

Gjithashtu ai do të jetë në gjendje të lexojë gjurmët e gishtave dhe me të gjitha cilësitë që e bëjnë të jetë një supersmartfon ai do të vijë për një cmin 1007 $ dhe $ 1.007 për versionin 128GB të M2017 dhe $ 2,446 për variantin 256GB.