Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier – temë diskutimi zhvillimet e fundit në vend – Telegrafi

0
56

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në takimin e rregullt javor që po mbahet sot diskutohen zhvillimet e fundit në vend, ato politike, të sigurisë etj.

Ndryshe, po sot u bë e ditur se Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit me dyshimet për korrupsion.

Para tri jave Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), morën vendim për sanksione ndaj Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/