SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim pas situatës së krijuar në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, me dorëheqjen e u.d. të zëvëndës drejtorit të këtij institucioni, të shqetësuar me gjendjen aktuale brenda këtij institucioni, përkrah vendimin e dr. Driton Salihu.

Emërimi i të cilit është bërë me bindje të plotë se mund të ndikoj që fenomenet negative të cilat ndodhin në këtë institucion do të ndërpriten dhe se do të filloj një menaxhim më efikas dhe një bashkëpunim i koordinuar dhe efektiv me drejtorin e ri të këtij institucioni.

Pas orvatjeve për një qasje më efektive në vendimmarrje, pas dështimit të realizimit të aktiviteteve konkrete dorëheqja vjen si një hap i natyrshëm.
As për Alternativën për Ndryshim gjendja në këtë institucion nuk është e kënaqshme, qartë shihet që procesi i ndryshimit në këtë institucion po ngec dhe as që ka filluar për shkak të ambicieve personale të personave të caktuar.

Në ditët në vijim, pas një analize më të thukët të situatës së krijuar dhe diskursit intern me partnerin e koalicionit do ti vendosim hapat e duhur dhe obligative të mëtutjeshme.

Kryesia e Alternativës për Ndryshim