SHPËRNDAJE

Le të urojmë që 2017 të jetë vërtetë Vit i Ri
Vit i ndryshimit të madh
Vit i përmbysjes, në kuptimit politik, ku:
Politika të mos jetë më burim i gjitha të mirave dhe të këqiave në vend!
Politika të mos vazhdojë si zeja më profitabile e dështakëve të të gjitha llojeve, ku mjafton të zotërosh aftësinë e përuljes dhe servilizmit!
Politika të mos stimulojë shërbëtorin, demagogun, shpifësin, mashtruesin, pushtin, dhunuesin, hajdutin…
Politika të mos thellojë skamjen, papunësinë, shpresëhumbjen, varfërinë, ikjen…
Politika të mos jetë streha e bosëve, mafiozëve, dilerëve, kontrabandistëve, kriminelëve…
Politika të mos profilizojë intelektualin, mësuesin, edukatorin, artistin, profesorin, biznesmenin, doktori, akademikun, marangozin… por, të bëhet e kundërta!
Politika të mos dominojë “tregun e lirë” si e vetmja mundësi e pasurimit dhe përfitimit të pafund…
Politika të ushtrohet si përgjegjësi kundrejtë votuesit dhe si kundërshpërblim i një votëbesimi të mirëfillitë demokratik, për të gjithë!
Politika të gjenerojë vetëm politikë! Politikë zhvillimore në ekonomi, edukim, shëndetësi, drejtësi, diplomaci, infrastrukturë, punësim, biznes, shkencë, art, sport, kulturë dhe në çdo segment zhvillimor të jetës dhe mirëqenies së qytetarit dhe jo vetëm të pushtetarit!
Dhe, përfundimisht, Kosova të bëhet dhe jo vetëm të quhet Shtet i Pavarur, Sovran dhe Demokratik!
Viti i Ri, gjithësesi, do tëvijë…
Sa do të doja që 2017 të ishte Vit i Ri!
Gëzuarshi!


Shkruan: Halil Selimi