SHPËRNDAJE

Ju duhen vetëm tre përbërës, që me siguri i keni në kuzhinën tuaj dhe me anë të tyre mund të ktheni trupin e dëshiruar në shumë pak kohë.

Ekspertët e dietave thonë se konsumimi i limonit, mjaltit dhe kanellës, të përziera në një filxhan me ujë të ngrohtë, mund t’ju ndihmojë në objektivin që i keni vënë vetes për këtë vit (për të rënë në peshë).

Të tre këta përbërës i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos tek sistemi i tretjes.

Kanella është përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë. Erëza e saj ka veti anti-inflamatore dhe është e pasur me antioksidues.

Ka edhe disa të dhëna që tregojnë se kanella mund të ulë kolesterolin tek personat me diabet 2, dhe një studim i publikuar tek Revista e Mjekësisë Parandaluese tregon se njerëzit që e përfshijnë kanellën në dietën e tyre humbasin më shumë dhjamë se ata që nuk e konsumojnë kanellën, shkruan Shendeti +.

Mjalti gjithashtu ka veti antibakteriale dhe konsiderohet nga shumica si një alternativë natyrale dhe më e shëndetshme e sheqerit.

Limoni ndërkohë është i pasur me vitamina që e mbajnë trupin të shëndetshëm.

Por, arsyeja kryesore përse kjo pije ju ndihmon të dobësoheni është se ofron një alternativë tjetër të ëmbël, pak djegëse dhe të ngrohtë të pijeve të tjera kalorike që ju konsumoni çdo ditë.
Duhet të kini kujdes pasi, edhe pse mjalti konsiderohet si një alternativë e shëndetshme e sheqerit, ai përmban shumë kalori, prandaj duhet të hidhni në pije sa për të rregulluar shijen.
Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji kanellë

përzieni të gjitha bashkë në një filxhan me ujë të ngrohtë.