SHPËRNDAJE

Real Madrid dhe Sevilla do të përballen sonte nga ora 21:15, në Santiago Bernabeu, në kuadër të Copa del Rey
E përditshmja sportive madrilene, AS, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Real Madrid do të jetë pa Cristiano Ronaldo në ndeshjen ndaj Sevillas në Copa del Rey, raporton AS.
Zinedine Zidane ka vendosur që ta mbajë portugezin jashtë duelit me Sevillan, skuadër të cilës ai i ka shënuar plot 22 gola.