SHPËRNDAJE

Me kalimin e viteve njerëzit flenë pak e më pak, dhe një ndër faktorët kryesorë është stresi.

Njerëzit raportojnë nivele të larta të stresit të shkaktuar nga gjëra të tilla, si: puna, ngjarjet aktuale, situata familjare dhe faktorë të tjerë që nuk ndikonin gjeneratat e kaluara, prindërit apo gjyshërit tanë.

Ne gjithashtu përdorim gjithnjë e më shumë teknologji, gjë që ndikon në ciklet e gjumit pa e kuptuar.

Ka shumë ilaçe gjumi që mund të blihen, por janë artificialë dhe madje mund të shkaktojnë varësi te disa njerëz. Si gjithmonë, natyra na ofron zgjidhje natyrale për këtë problem gjithnjë e në rritje.

Receta e gjumit

Kjo recetë e thjeshtë me dy përbërës është çelësi për një gjumë të mirë gjatë natës. Do ta ndihmojë trupin të çlodhet dhe të marrë veten nga lodhja e ditës, duke e përgatitur veten për mëngjesin tjetër.

Çfarë iu nevojiten

5 lugë gjelle mjaltë organik të papërpunuar
1 lugë çaji kripë deti e kuqe himaliane.

Përgatitja

Përzieni këta përbërës së bashku dhe ruajini në një kavanoz qelqi.

Mund të përgatisni sa të doni në sasi, por duhet të keni parasysh të respektoni raportinë 5:1. Thjesht vendosni një grimë të vogël të kësaj përzierjeje nën gjuhë çdo natë para se të shkoni për të fjetur dhe lëreni të shpërbëhet në mënyrë natyrale.

Kjo përzierje kripe dhe mjalti përmban më shumë se 80 minerale dhe elemente për të cilët trupi juaj ka nevojë për procese të ndryshme, duke e ndihmuar trupin të marrë veten.

Mjalti përmban glukozë, duke e ndihmuar trupin të furnizojë qelizat me energji.

Ky kombinim rrit edhe serotonin, si dhe ndihmon për të kaluar stresin dhe gjendjen e ankthit në mënyrë të natyrshme, duke na lejuar që të bëjmë gjumin më të mirë të mundshëm.