SHPËRNDAJE

Banorët e Shtërpcës, për herë të parë nga viti 2010, Krishtlindjet ortodokse i kanë pritur me rrjetin telefonik MTS (Mobilna telefonija Srbije).

“Ky është fryt i negociatave të Beogradit e Prishtinës me të cilat pala serbe është bërë me lokacione të reja e me bazë stacionesh për të bijën e Telekomit të Serbisë në krahinën jugore”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Pas Graçanicës, siç njofton b92, e cila kohë më parë është bërë me këtë sinjal, serbët që nga sot munden me rrjetin u MTS të bisedojnë nga Shtërpca dhe nga Brezovica.
Gjatë muajve të ardhshëm me këtë sinjal do të bëhen edhe serbët nga Anamorava.