SHPËRNDAJE

Qyteti i Preshevës dhe rrethina po po përballen me gjendje të jashtëzakonshme për shkak të borës që ka rënë pandërprerë prej dje. Ndërrmarja publike Moravica me tërë makinerinë e saj ka dalë në teren duke siguruar qytetarët se situata është nën kontroll.

Drejtori i kësaj ndërrmarrje Gazmend Aliu fton qytetarët që mos ti parkojnë veturat në rrugë për shkak të pengimit të pastruesve që në mënyrë sa më efikase ta pastrojnë rrugën.

Në portalin presheva.com çdo çast po vijnë fotografi të qytetarëve tanë për të njoftuar rreth borës dhe pengesave që hasin sot me rënine e borës mbi 40 centimetra.

“Të nderuar qytetar të gjithe jemi dëshmitar të gjendjes se rënduar nëpër rrugë si pasoj e borës që po bie pa ndërprer në tërë teritorin e Komunës që nga dita e djeshme. Ne gjithashtu jemi të angazhuar në vazhdimsi dhe pa ndërprerë me të gjitha kapacitetet që disponojmë në bashkëpunim me kompanit lokale për ti mbajtur rruget të kalueshme edhe për kundër vështirësive me të cilat po ballafaqohemi në teren. Duke përcjell gjendjen nga afër jemi të vetëdishem se ka shumë rrugë dhe rrugica dytësore që janë të pa pastruara të cilat do të pastrohen me kalimin e kohës pasi që në këtë fazë prioritet mbetet mbajtja hapur për qarkullim të rrugëve kryesore si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra pa dashur që të minimizojmë rolin e rrugëve dytësore apo të cilës do nga rrugët ku njerzit banojnë. Gjithashtu duhet të theksojmë se në vende të caktuara bora ka arritur trashësin deri në 1 meter si pasoj e erës së fort që fryen nga veriu edhe për kundër pastrimit të vazhdueshem që ju bëhet këtyre rrugë. Ne shfrytëzojmë këtë rast që të apelojmë tek të gjithë për mirëkuptim dhe durim duke ju kerkuar qytetarëve që ti evitojnë daljet e pa nevojshme kur kemi parasyshe situaten e krijuar dhe temperaturat e ulta të cilat mbretërojnë në këto momente. Njëkohsishtë me këtë rast dëshirojmë që të ju bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetareve që shfrytëzojnë veturat private që ato ti parkojnë në mënyrën e duhur sepse ka shumë rrugë në qytet të cilat nuk janë pastruar si pasoj e veturave të parkuara keq duke na pamundësuar kalimin e borë pastrueses nëpër ato rrugë. Ne sigurojmë qytetarët se gjendja është nën kontroll dhe angazhimi jonë është dhe do të mbetet sherbimi ndaj qytetarëve.” ka thënë drejtori i ndermarrjes Moravica./presheva.com/