Katër anëtarë të grupit BTS i bashkohen shërbimit ushtarak të Koresë së Jugut

0
33

Katër nga anëtarët e grupit të famshëm muzikor, BTS, do të nisin shërbimin e detyrueshëm ushtarak për ushtrinë e Koresë së Jugut.

Në një deklaratë për mediat, elita muzikore e grupit njoftoi fansat për vendimin, teksa kërkuan mbështetje për katër anëtarët, RM, Jimin, V dhe Jung Kook.

Dëshirojmë të informojmë fansat tanë se RM, Jimin, V dhe Jung Kook kanë iniciuar procesin e regjistrimit ushtarak. Artistët po përgatiten të kryejnë detyrën e shërbimit ushtarak. Ne do t’ju informojmë për përditësime të mëtejshme në kohën e duhur. Ne ju kërkojmë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për RM, Jimin, V dhe Jung Kook derisa të përfundojnë shërbimin e tyre ushtarak dhe të kthehen të sigurt. Ne nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ofruar mbështetje për artistët tanë”, përfundon deklarata.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Korenë e Jugut, ku pothuajse të gjithë burrat e aftë për punë duhet të shërbejnë në ushtri për 18 muaj deri në moshën 28 vjeçare. Por parlamenti i Koresë së Jugut miratoi një projekt-ligj në vitin 2020 që lejon yjet e pop-it, të shtyjnë shërbimin e tyre deri në moshën 30-vjeçare.

Jimin është anëtari më i vjetër i grupit BTS i cili mbushi 30 vjeç në vitin 2022, dhe grupi gjithashtu njoftoi një pushim nga aktivitetet muzikore në grup për të ndjekur projekte solo në qershor të atij viti. Anëtarët J-Hope dhe Suga u regjistruan në fillim të këtij viti ndërsa BTS pritet të mblidhet sërish si grup rreth vitit 2025, sipas BIGHIT Music.


Top Channel