SHPËRNDAJE

Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munichut, ka goditur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka folur rreth metodave të stërvitjes të ish-trajnerit të Bayern Municuut, Pep Guardiola gjatë kohës që ai drejtonte gjigantin nga Bundesliga.

Për ish sulmuesi i Borussia Dortmundit, metodat e strategut spanjoll janë jo të mira, pasi shpesh herë e ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

“Gjatë dy viteve të kaluara na u desh të stërviteshim e më pas shumë dëmtoheshin për shkak të metodave të atilla, por tashmë jemi ndryshe, më të fortë fizikisht”, u ka deklaruar Lewandowski.

Pep Guardiola tashmë ka nisur një aventurë të re në Premierligë, te skuadra e Manchester Cityt.