SHPËRNDAJE

Ne rrjetet sociale është publikuar fotografia e zjarrëfiksit nga Nishi i cili gjatë tërë ditës ka shpëtuar njerëz që kishin mbetur të ngujuar pas aksidentit ku 22 mergimtare shqiptarë ishin lenduar në një aksident zinxhiror në Nish.

Në fotografi siç shihet nga ftofti i madh, akulli e kishte kapur edhe në qerpikët, fotografi kjo e publikuar në Facebook profilin e sindikatit të policisë, edhe pse identiteti i tij nuk është publikuar.

Rreth 45 vetura ishin përplasur ne një aksident të rëndë që kishte ndodhur dje paradite në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore

Raportohej për 22 të lënduar, shumica prej të cilëve janë mërgimtarë shqiptarë./presheva.com/

LEXO në Presheva.com: 22 mergimtare shqiptare lendohen ne nje aksident zinxhiror ne Nish (foto, Video)