SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të kreut të Aleancës së Kosovës, Ramush Haradinajt, ndër shumë të tjerë që reaguan është edhe ish gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj.
Demiraj i cili ka mbi vete mbi 10 misione në Afganistan, disa libra te shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në Amerikë, është shprehur i indinjuar për ndalimin e Haradinajt.

Sipas tij, Haradinaj e ka vërtetuar dy herë pafajësinë, në gjykatat ndërkombëtare.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, luftë që një popull beri kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik, drejtësia e kësaj lufte është e provuar edhe nga NATO ku bën pjesë edhe Franca.

Ai poashtu u ka bërë thirrje te gjithë bashkatdhetarëve, që të gjithë së bashku me të gjithë format demokratike , të kundërshtojnë se bashku këtë ndalim të padrejtë si dhe “të ushtrojmë presion edhe në administratën e re (amerikane) në mënyrë që sadopak të ndikojmë në lirimin e Haradinajt” ka mbyllur në fundë fjalimin gjenerali i ushtrisë shqiptare./Arbresh.info