“Veç një i çmendur ikën nga Reali”, Mourinho për të ardhmen: Do të shkoj në Arabi, por…

0
52

José Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për Rai 2, ku ka folur për shumë tema të aktualitetit të futbollit. Nga marrëdhënia me Romën dhe me tifozët verdhekuq, te planet për të ardhmen.

“Gjithmonë e ndiej dëshirën dhe përgjegjësinë profesionale, një krenari, por këtu ka diçka më shumë. Këta njerëz të bëjnë të kesh një temperaturë tjetër në lëkurë. Unë i dua këta njerëz dhe për këtë arsye nuk e ka problem të them se Roma është shumë e veçantë për mua në karrierën time”.

Pastaj pak humor për të ardhmen:

“Mendoj se një ditë do të shkoj në Arabi. Por, kur them një ditë, nuk e kam parasysh nesër apo pasnesër. Unë te Reali i Madridit? Kur ke një trajner të madh, pse duhet të mendosh për një tjetër? Si një Madridist dhe si një Ancelottian, mendoj që sezoni po shkon në mënyrë fantastike dhe se Carlo do të jetë ende atje sezonin e ardhshëm”.

Pyetjes nëse Ancelotti do të marrë drejtimin e Brazilit, “Special One” iu përgjigj:

“Jam i sigurt që në sinjalin e parë nga Florentino Peres, Carlo do të qëndrojë, sepse ai është perfekt për Realin dhe Reali është perfekt për të. Vetëm një i çmendur do të largohej kur Reali të do. Unë jam ai i çmenduri.”/ Super Sport


Top Channel