SHPËRNDAJE

Casemiro është lojtari i fundit që ka hyrë në listën e golashënuesve të Real Madridit që udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo
Real Madridi i Zinedine Zidane po kalon nëpër një formë mbresëlënëse këtë edicion.

Përveç që skuadra ka thyer rekorde të shumta dhe është vetëm një ndeshje larg të thyejë rekordin historik të Barcelonës për më së shumti ndeshje pa humbje në histori të Spanjës, është afër që të bëjë diçka që se ka bërë asnjë klub – të përfundojë sezonin me gjithë lojtarët si golashënues.
Nga 21 lojtarët e mundshëm që Zinedine Zidane ka në skuadër, 20 prej tyre kanë shënuar së paku një gol deri më tani këtë edicion në gjitha garat.

I vetmi lojtar, i cili nuk ka arritur të gjejë golin është mbrojtësi i majtë Fabio Coentrao, që nuk po luan shumë për shkak të lëndimeve.

Cristiano Ronaldo është ai që ka shënuar më së shumti gola (17), që ndiqet nga Benzema (11), Morata (9) dhe Bale (8). Marco Asensio është afër më gjashtë gola, lojtari i vetëm që këtë edicion ka shënuar në katër gara, shkruan Realmadrid.com.

Sergio Ramos është mbrojtësi që udhëheq me më shumë gola gjithsej pesë, numër i njëjtë që ka shënuar edhe i riu Mariano. Pas tyre qëndrojnë Isco, James dhe Varane me nga katër gola.

Lista vazhdon me Modric, Kroos, Marcelo, Pepe, Danilo, Carvajal, Lucas, Nacho, Kovacic dhe së fundmi Casemiro, që kanë shënuar nga një gol secili.

Nëse ketu hynë edhe Enzo Zidane, i cili është i regjistruar në Real Madrid Castilla dhe shënoi golin e parë në karrierë për ekipin e parë në Kupën e Mbretit ndaj Cultural Leonesa, numri lojtarëve që kanë realizuar shkon në 21.

Kjo dëshmon se Zinedine Zidane po krijon një skuadër të fuqishme dhe të frikshme për kundërshtaret dhe se golat mund të vijnë nga gjithë 11 lojtarët që hedh në fushë