Në Sanxhak hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar – Telegrafi

0
50

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri.

Kjo ka ndodhur vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij institucioni, Nevzat Lutfiu përmes një shënimi në Facebook.

“Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, ka shkruar Nuhiu./Telegrafi/