SHPËRNDAJE

Deri sa në Preshevë po mbizotëron gjendje e jashtëzakonshme me motin dhe vështirësitë që po has qyteti i Preshevës, kryesia e Partisë për Veprim Demokratik mban mbledhjen e kryesisë së Partisë duke shtjelluar raportet me koalicionin që ka me APN.

Burimet e RTV Preshevës mbrenda kryesisë së PVD-së merr vesh se sot 08.01.2016 u mbajt mbledhja e kryesis së PVD-së, këshilltarëve si dhe drejtorëve të emruar në drejtorate nga ky subjekt politik.

TV Presheva shkruan se mbledhja e PVD-së ishte urgjente ku flet fakti se mbledhja u thirr ditën e diel.

Mësohet se në mbledhje si konstatim i shumicës së PVD-së ishte se ka probleme në bashkëqeverisje me APN-në.

Si probleme ata që i paraqitën ishin favorizimi në tenderime i firmave të afërta me ish pushtetin ku kushtet e tenderimit bëhen të atilla që të favorizohen mu këto firma që në opinionin e gjërë u përfolën për malverzime me ish kryetarin e komunës së Preshevës.

Vërejtje serioze e PVD-së ishin edhe qëndrimet e APN-së në lidhje me financimin e ndërmarrjeve komunale siç është Rtv Presheva, OKF, Fondit humanitar si dhe përkrahja për Barnatoren e qytetit dhe vendosshmëria e PVD-së që këto institucione dhe të punsuarit në to të mbrohen me çdo kusht pasi që kemi të bëjmë me ndërmarrje të rëndësishme për qytetarët tanë dhe se në këto ndërmarrje punojnë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve.

Nga ana tjetër tjetër, presheva.com mer vesh që lobi i fuqishëm i bizneseve që kanë financuar në vazhdimësi PVD-në dhe zëvendës kryetari i komunës Xhelal Mehmeti kanë kërkuar dhe votuar në këtë mbledhje të Kryesisë që të prishet koalicioni me APN për shkak të mos përfilljes së interesave të tyre.

Sipa TV Preshevës, krejt në fundë u vendos që me anë të bisedimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit të tentohet që këto mangësi të evitohen dhe pamvarësisht ofertave të ndryshme nga partit opozitare për koalicion me PVD-në.

Sipas tyre, po të bëhet koalicion me partitë opozitare PVD-ja do të përfitonte shumë më tepër pushtet./presheva.com/