SHPËRNDAJE

Dy familje shqiptare që ishin nisur nga Kosova për të shkuar për në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë janë përfshirë në një aksident të ndodhur në Austri.

Pasi kanë kaluar pushimet ata kanë udhëtuar me mjetet e tyre, por sot janë përplasur me një kamion në një autostradë në Salzburg.

Nachrichten.at. njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa shtatë persona janë lënduar lehtë.

Kamioni nga Austria ishte duke ndryshuar rrugën në autostradë, gjë që ka sjellë përplasjen me dy makinat e shqiptarëve.