SHPËRNDAJE

Drejtori aktual i shkollës fillore “9 maji” në Leran z. Rahmi Hyseni në këto kushtë të dimrit, ku lëvizja e njerëzve është e vështiresuar dukshëm për shkak të reshjeve të medha të borës, në mënyre tinezare dje me date 9 janar e ka thirrë mbledhjen e Këshillit drejtues për zgjedhjen e drejtorit të shkollës, edhe atë për ditën e sotme me 10 janar.

Për zgjedhjet e organizuara nga drejtori i shkollës, hetohen një mori manipulimesh, që nga përbërja e anëtareve të Këshillit drejtues, ku perveç dy familjarëve të tij, në Keshill ka përfshire edhe një perfaqesues të prinderve të nacionalitetit serb që as nuk ka fëmije duke vijuar procesin mësimor në këtë shkollë dhe është punetor i shkolles, me pretendimin që t’a shantazhoje me vendin e punës, ndersa ne nivel më të lartë shtetëror manipulimin e tij t’a politizojë në baza nacionale, për të mos iu refuzuar ankesa.

Poashtu, me qëllim të mos prezencës së disa anëtareve të Këshillit drejtues nga rradhët e Këshillit nacional, nga të cilët Rahmiu nuk shpreson të marre votat e tyre, ftesat ia ka dërguar dje në oret e pasditës, kurse njërit anëtar ftesen ia ka derguar diku pas orës 20:00 të mbremjës.

Vlen të ceket se z. Hyseni te gjitha keto manipulime dhe këtë beteje të zymtë po e zhvillon per t’ia siguruar vehtes mandatin e tretë në postin e drejtorit të shkollës fillore “9 maji” në Leran.

Se si do të zhvillohet ky proces zgjedhor në këto kushte dimri të acartë, pas një mori shkeljeje të rregulloreve dhe ligjit, opinioni do të njoftohet me kohë.

Zyra për informim e Alternativës për ndryshim