SHPËRNDAJE

Racionalizimi i administratës publike sa i përket shkarkimeve të puntorëve në tepricë po thuaj se në Serbi ka përfunduar ka thënë ministresha e administratës publike Ana Brnabiq.

Ajo ka deklaruar se në vitin 2017 planifikon shkarkim edhe rreth 5000 puntorë në ndërrmarrjet publike, ku deri tani janë larguar 23.000 puntorë nga numri i përgjithshëm prej 147.000 sa janë të punësuar.

“Në ndërrmarrjet republikane duhet një racionalizim i një numri të njerëzve. Mendoj se në vitin 2017 planifikimi i rreth 5000 njerëzve shtesë” ka thënë ministresha, transmeton presheva.com.

Sipas saj vala e shkarkimeve në administratën publike ka përfunduar por me rëndësi është të mbetet kontrolla e punësimeve.

Disa qeverisje lokale kanë punësuar mbi numrin e lejuar dhe të nevojshëm ndërsa disa kanë mungesë të punëtorëve./presheva.com/