SHPËRNDAJE

Barcelona dhe Athletic Bilbao do të përballen sonte në Camp Nou, nga ora 21:15, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Copa del Rey.
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, në këtë takim do të aktivizojë lojtarët më të mirë që ka në ekip.

Barcelona ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 2:1, kështu që sonte i duhet patjetër të shënojë gol dhe të mos pësojë për të kaluar tutje në këtë garë.