I detyrojnë të dalin jashtë, militantët e Hamasit hedhin pushkët dhe shtrihen në rërë – ushtria izraelite i zë duke dalë nga tuneli – Telegrafi

0
44

Emanuel Fabian, raporteri i luftës i Times of Israel, ka publikuar një video të re të aksionit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Ai theksoi se videoja e shkurtër është shfaqur mbrëmë në internet. Fabian e publikoi në profilin e tij në rrjetin social X, transmeton  Telegrafi.

Në video sipas tij shfaqet momenti i daljes së militantëve të Hamasit nga tuneli nëntokësor, të cilët dorëzohen para trupave izraelite në rajonin pranë kampit të refugjatëve Shati.

Videoja e filmuar gjatë natës tregon se ushtarët izraelitë vrapojnë drejt një hyrje të tunelit, nga i cili dalin dy militantë të Hamasit, që urdhërohen të hedhin pushkët dhe të shtrihen në rërë.

Fabian thotë se nuk është e qartë se kur është filmuar videoja, për faktin se dje është arritur marrëveshja për armëpushim katërditor mes Hamasit dhe Izraelit. /Telegrafi/