SHPËRNDAJE

Partneriteti në të cilën ndodhet edhe një kompania nga Bujanoci, respektivisht “Elhan-Spektri” së bashku me dy kompani të fuqishme, njëra nga Serbia e tjetra nga Kosova, janë të interesuara për blerjen e njërëve nga banjat e jugut të Serbisë, Bujanocit apo Vranjës, ka thënë pronari i kompanisë Elhan Spektri, Nexhat Behluli, raporton presheva.com.

Sipas tij, partneriteti do të blej njërën nga këto dy banja dhe momentalisht po shikohet mundësia se cila nga këto dy investime është më e mirë.

“Secila nga këto banja ka rëndësinë e saj. Tek banja e Bujanocit është pozita gjeografike dhe afërsia e koridorit 10 me kycje direkte, por edhe afërsia e Kosovës, ndërsa tek burimet e Vranjës ka të bëj me ujin e ngrohtë, njërsa ndër më të ngrohtat në Evropë” ka thënë Behuli./presheva.com/