SHPËRNDAJE

“Duan apo nuk duan Gruevski e Zaevi, gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në Maqedoni”, ka thënë Ziadin Sela.
Udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, parti e cila i ka fituar mandatet për tre deputetë në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, ka thënë se të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet duhet të realizohen.

Ziadin Sela ka thënë se me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, në të cilën janë të cekura kushtet e tri partive shqiptare për t’u bërë pjesë e qeverisë së re, fuqinë ia kanë dhënë BDI’së.

Sela ka deklaruar për “Epoka e re” se shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë të unifikuar në qëndrime, pasi vetëm atëherë do të jenë të pathyeshëm.

Ai ka theksuar se po t’i kishte numrat e nevojshëm Aleanca për Shqiptarët për ta bërë qeverinë, kurrë s’do të hynte në qeveri të përbashkët me Nikolla Gruevskin.

Sela ka paralajmëruar se nëse shkohet në zgjedhje të reja pa u zgjidhur së paku zyrtarizimi i gjuhës shqipe, atëherë shqiptarët duhet të dalin nga parlamenti për të mos u kthyer më.