SHPËRNDAJE

Volkswagen ka zbuluar Tiguan Allspace SUV e ri me shtatë ulëse në panairin e veturave në Detroit të SHBA, ndërsa pritet që të debutojë për Evropë në panairin e veturave në Gjenevë që mbahet në mars.
Ky është versioni i vetëm i Tiguan që do të dalë në shitje në SHBA, por emrin Allspace e ka marr pas është version më i gjatë, për 215mm, nga versioni i tanishëm.

Radha e tretë e ulëseve do të ofrohet si opsion për t’u zgjidhur, duke e kthyer Tiguan Allspace në SUV me shtatë ulëse.

Opsionet tjera për t’u zgjidhur janë rrotat e para aktive apo të gjitha, e po ashtu 3 versione të motorëve me benzinë e 3 me naftë, nga Tiguani standard.

Volkswagen Tiguan Allspace pritet të dalë të shitje në gjysmën e dytë të 2017-ës ndërsa çmimi fillestar do të jetë rreth 41 mijë euro.