SHPËRNDAJE

Për neve, që patëm fatin të dalim herët n’ Evropën Perendimore dhe të ballafaqohemi me parimet demokratike, çeshtja e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka qënë diçka e qartë dhe shumë e natyrshme. Mjerisht, ata që lindën dhe u rritën në Jugosllavinë Federative dhe Shqipërinë Staliniste nuk iprovuan kurrë Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ashtu siç janë formuluar në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rrjedhimisht, edhe pse nocionet e lartpërmendura përbëjnë themelin e çdo shoqërie demokratike të botës, shqiptarët e Shqipërisë, Greqisë e Jugosllavisënuk dininfare për egzistencën e tyre.
Kjo më nxiti të shkruaj ca fjalë mbi cilësinë. Hapsira që kam në dispozicion nuk po më lejon të hyj shumë thellë në labirintin e kësaj teme, por që tani dua të nënvizoj se çdo fatkeqësi, çdo ngatërresë e çdo rrëmujë që kemi parë këto kohët e fundit, duke filluar nga treni qesharak i nacionalistëve serbë e deri te çorapat ezonjës Trump, janë bisqe të të ligës marksiste, të cilën shqiptarët e trashëguan nga çobanët, dropullitët dhe gollobërdasit e Enver Hoxhës. Si të parat, gjegjësisht të drejtat njerëzore, ashtu dhe të dytat, liritë e njeriut, shqiptarët i humbën atë ditë që u themelua Partia Komuniste Shqiptare dhe timonin e saj e mori antishqiptari më i madh i shekullit të kaluar. Nëse Liritë dhe të Drejtat e Njeriut u shkelën për dyzet e pesë vjet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Greqi, ato u dërrmuan edhe pesë fish më shumë në Shqipërinë Marksiste, ku harbonin minoritarët e Jugut.Se të ishte e kundërta dhe ta qeverisnin Shqipërinë ca shqiptarët të vërtetë, sot Parlamentin e Kosovës do ta përbënin ca burra më të ndërgjegjshëm se këta fermerët dheçifligarë që kemi.
Duke parë rrëmujën që po ndodhë në Prishtinë, vendosa edhe një herë ta hap Fjalorin e Gjuhës Shqipe dhe të shoh se çfarë thotë ai libër për “cilësinë”, pasi që cilësia e politikanëve kosovarë është shndërruar në bërllok. Qysh është e mundur që një hampë abdallësh, dallaverxhinjshe rrenacakësh, ta kullosin një popull të tërë? A mundet një hampë kriminelësh, që dje vrau Ahmet Krasniqin, Xhemal Mustafën, Enver Malokun e një varg shqiptarësh të tjerë,të kenë më tepër virtyte morale se ata që e mbajtën Adem Demaçin 28 vjet në burg dhe përzunë nga vendlindja e tyre një miljon shqiptare?
Për mendimin tim, ata– dhe vetëm ata – janë rrobaqepësit e tragjedisë që ka rënë mbi supet e popullit të ngratë.
Fjala “cilësi”, bashkatdhetarë të nderuar, ka tre – katër kuptime. Kuptimi i saj i parë ka të bëjë me tiparet që e dallojnë një qenie nga qenia tjetër. Kësisoji, kur flasim për cilësitë e një politikani, nuk e kemi fjalën për talentin e tij që t’ ua marrëbotës tokën me zor, siç po ndodhë me ata që kanë blerë me dhjetra e dhjetra hektarë, por për sinqeritetin dhe dashurinë e tij për popullin që e ka dërguar në parlament dhe e paguan shumëfish më mirë se veten.
Fjalori, poashtu, na mëson se cilësia është e lidhur me nocionet vlerë, përbërje. Ate që ne, shqiptarët e quajmë “cilësi” gjuhëtarët e huaj e quajnë “kvalitet”. Në këtë kuptim të dytë,“cilësia” ka kuptimin e funkcionit që kryen një njeri, zakonisht gjatë një kohe të caktuar. Kështuqë, kur themi se Filan Filani vepron në cilësinë e prokurorit publik, fjalën e kemi për një njeri që është prokuror. Nga shembulli i lartpërmendur del mbiemëri cilësor që ka për detyrë të na dëftojë diçka për ate që rri në parlament dhe i përfaqëson votuesit e tij.
Shkrimtari i parë që u përpoq t’ i analizojë politikanët tanë ishte Faik Konica. Për dallim nga rilindasit tjerë, që zakonisht ishin euforik si dropullitët dhe çobanët e djeshëm marksistë – leninistë, Faiku që nga faqet e para të “Albania-s” na bën të qartë se atdhedashuria e politikanëve shqiptarë ishte e një kvaliteti të ligësht. Politikanët e kohës tij ishin ca injorantë të trashë, të cilët, për pak lira turke i shisnin edhe prindët e tyre.
Nëse i analizojmë e lartpërmendur, shumë shpejt do të mësojmë se shqiptarët, të nxitur nga prijsit e tyre, dhanë shumë për çlirimin e Greqisë, Serbisë e Bullgarisë, por nuk bënë farepër çlirimin e vendit të tyre. Duhej të vinin turqit dhe mongolët e Azis që shqiptarët – si mercenarë të tyre – të shpëtojnë nga asgjasimi fizik.Bereqaversën edhe për aq se shqiptarët, ashtu të përçarë siç ishin, do të përfundonin si bosnjakë.
Kjo nuk do të thotë se ataishin frikacakë dhe s’ e donin atdheun e tyre, por s’ kishin prijës prijës largpamës dhe vizionare. Që kështu është dhe s’ mund të jetë ndryshe flasin faktet: bijt e fshatarëve shqiptarë ishin trima dhe ushtarë të disciplinuar. Gjatë atyre pesëqind vjetëve sa egzistoi Perandoria Osmane, shumë prej tyre përfunduan si oficerë, kapedanë, gjeneralë, admiralë, ministra, kryeministra e qeveritarë të shquar. Por edhe këta, njësoj si pasardhësit e tyre, s’ ishin largpamës. Atdhetaria e tyre, të cilën e thurnin në tela të çiftelisë, ishte në shërbim të të baba Sulltanit, që hante e punte e kurvëronte për ta ripërtërirë vetveten, jo popujt që robtonin për te. Shi për këtë arsye, Faiku, duke i analizuar dobësitë e popullit të tij, bashk me Fan Nolin, i drejtohet epokës së Skenderbeut dhe konstaton se pesëqind vjet para lindjes së tij, shqiptarët ishin të paisur me cilësi më të larta fizike, morale e shpirtërore. Shqiptarët s’ ishin vetëm kalorës të dëgjuar, trima të rrallë, por edhe njerëz të sakrificës. Me ato cilësi, ata, edhe pas vdekjes së Skenderbeut, bënë emër nëpër shumë mbretëri evropjane.
Pas vdekjes së Skenderbeut, Shqipëria ra “me krye në baltë “. Pa marrë parasysh robërinë që u rrëzua mbi supet e shqiptarëve, Faiku konstaton se ca nga tiparet e tyre mbijetuan. S’ ka dyshim se ajo pjesë e shëndoshë e qenies tonë ishte dobësuar gjatë shekujve, por doli përsëri në pah kur Turqia Osmane u dobësua dhe skenën historike e zaptuan Bushatllinjtë e Shkodrës dhe Ali Pasha i Janinës. Mjerisht, cilësia e shqiptarëve
ishte lënduar seriozisht dhe heroizmat që u çfaqën nën muret e Janinës, përfunduan me çlirimin e Greqisë. Të parët që e tradhëtuan Ali Pashën ishin bijt e tij, pas tyre shkuan edhe bejlerët, agallarët e prijësit tjerë shqiptarë. Pa marrë parasysh që drejtuesit e kryengritjes së madhe “greke”, si Kolokotroni, Mjauli, Bubulina, Karaiskaqi, Boçarët, Xhavellajt, etj. etj. ishin shqiptarë, frytat e trimërisë së tyre ranë në shportën e Kishës Ortodokse Greke.
Cilësia e prijësve tanë është trajtuar edhe nga shumë udhëtarë të huaj, të cilët, duke kaluar nëpër Turqinë Evropjane, qëndruan edhe në trevat e banuara me shqiptarë. Ditaret dhe artikujt e tyre mbi cilësitë e karakterit tonë janë sa të drejta, aq edhe individuale. Ajo është në varësi të plotë nga disponimet e tyre politike dhe pritja që u bëhej nga prijësit lokalë.Shkrimtarja që qëndroi më së shumti në trevat e banuarame shqiptarë dhe bëri shumë që ta shpaloste cilësinë e popullit shqiptar është zonja Edith Durham. Nga të gjithë intelektualët evropjanë që kaluan nëpër Shqipëri, miss Durham është e vetmja intelektuale që nuk e fshehu shqetësimin e saj para synimeve sllave. Mu për ate, veprat e saj,të shkruara për qarqet më të larta evropjane, lanë mbresa edhe në ndërgjegjen e shkrimtarëve shqiptarë. Njëri prej tyre ishte edhe Faik Konica i ri, që atëbotë e nxirte revistën “Albania”.
Përndryshe, janë të pakët ata shkrimtarë që kanë provuar ta studjojnë cilësinë e politikanëve shqiptarë me devotshmëri të madhe. Arsyet e tyre duhen kërkuar te frika që kishin nga përçarja fetare. Kësisoj, vizionet e Lëvizjes Kombëtare për një popull të shëndoshë, me tipare të forta kombëtare, mbetën gjysmake. Dekadat iknin, por shqiptarët, të hipnotizuar nga mitet dhe epikat e gjata, kurrë nuk dolën nga gropa e intrigave sllavo – bizantine.
Sa për ilustrim, do të ndalem në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar. Në këtë udhëkryq kohe, cilësia ynë e përgjithshme kishte arritur kulmin. Prindërit tanë “kosovarë”, nëvend se të thonin që janë – shqiptarë myslimanë,thoninqë janë turq, elhamdurilah. Ata politikanë që kishin ishin të pakët, abdallë dhe frikacakë. Ata, sado shumë apo pak që kishin studjuar, luftonin vetëm për xhepin e tyre. Falë asaj injorancemastodontale dhe frikës që kishin nga Udb-a jugosllave, me ecjen e kohës, cilësia e tyre u shndërrua në një plagë kanceroze dhe e infektoi një popull të tërë. Ajo plagë vështirë se do na hiqet nga trupi edhe atëbotë kur do të zhduken kufijtnga hartat gjeografike të rruzullit tokësor.
Pyetja që shpesh herë ia kam shtruar vetes është kjo:
A kanë këta politikanë që janë ulur në Parlamentin e Kosovës dhembje të ndërgjegjes dhe kush i bka bërë të këtillë? Ku mësuan këta dallkaukë ta rjepin elektoratin e tyre si kasapë dhe t’ ia shesin lëkurën më lirë se falë? Kush u dha të drejtë që këta, me gjakftohtësinë më të madhe, t’ i vrasin bijt e popullitdhe ta quajnë veten qeveritarë? A dallojnë këta burra nga “vëllezërit” e tyre sllavë, që jo më larg se dje i masakruan vëllezërit dhe motrat e tyre?
Për të gjetur një xhevap, si thotë populli, do ta marr Adem Demaçin, njerin nga burrat më të merituar të çeshtjes tonë kombëtare. Adem Demaçi kurrë s’ u tremb dhe kurrë s’ u gjunjëza përpara kriminelëve sllavë. Përderisa ai, sidjalë i ri dhe shqiptar,kërkonte me këmbëngulje të drejtat dhe liritë tona, edhe gjykatësit më të egër jugosllavë e ulnin kokën nga turpi. Përse e bënin një gjë të tillë? Sepse e dinin që Ademi kishte të drejtë dhe ata duhej ta fshihnin turpin e tyre. Me muaj e me vite e gënjenin shtypin e Evropës Perendiumore se “ zoti Demaçi ishte gjallë, ishte mirë me shëndet, por – për fat të keq – nuk kishin të dhëna mbi adresën e tij.”
Ç’ është e drejta, Ademi ishte në burg dhe atje mbeti deri sa u poqën kushtet për t’ u shembur Jugosllavia Federale. Megjithate, për dallim nga regjimi i egër i Enver Hoxhës, që i ndiqte rdhe kushërinjtë më të largët të një kundërshtari, regjimi jugosllav s’ ishte aq i prapë sa t’ ua merrte të drejtën e shkollimit edhe fëmijve Demaçi.Rrjedhimisht, si Abetarja, vajza e Adem Demaçit, ashtu dhe Shqiptari, djali i tij, njëmend me shumë sakifica, por e ndoqën shkollën dheu bënë qytetarë të arsimuar të KosovësDemokratike. Kjo dëshmon se gjykatësit jugosllav, përkundër dhunës që ushtroninnëpopull,nuk ishin aq të kalbur moralisht sa t’ i deportonin edhe fëmijët e tyre nëpër kampe të përqëndrimit.
Deri këtu çdo gjë duket e arsyeshme: Adem Demaçi i kundërvihej Jugosllavisë Federative dhe Jugosllavia Federative e dënonte si kundershtar,por n’ atë ndeshje të pabarabartë midis shtypjes dhe rezistencës,s’ kishte viktima të pafajshme.Ajo që përjetonin shqiptarët e Jugosllavisë quhet robëri dhe Jugosllavia Federative e ruante robërinë me arrestime, burgosje, denime të rënda dhe, aty – këtu, me likuidime fizike, por këto ishin më të pakëta. Unë, për vete, e di rastin e Fadil Graiçevcit, Haki Limanit e Rexhep Elmazit. Populli i Kosovës di njëqind herë më shumë.
Por, robëria jugosllave, sado e rëndë dhe sado e egër që ishte, nuk na theu sa shtypja që ushtrohej në kufijt e Kosovës. Dhuna që ushtronin çirakët dhe sherbëtorët e Miladin Popoviqit ishte shumëfish më e egër se dhuna jugosllave dhe kishte për qëllim asgjasimin e qenies tonë kombëtare.Kushdo që ka lexuar kujtimet e Arshi Pipës, Petro Markos, Murteza Bajraktarit, Pjetër Arbnorit e Nazmi Berishës e ka të qartë se tre miljon skllevërit e Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos as që kishin dëgjuar për një dokument që quhej Karta e OKB-s mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.
Cilët ishin, atëherë, synimet e plan-programit të Shkollës së Partisë dhe ku duhej të përfundonintiparet e qytetarit shqiptar?
Sipas plan-programit të asaj shkolle, të cilën e drejtonte vetë Nexhmie Hoxha, qytetari që jetonte në Shqipërinë e Socialiste, qoftë burrë apo grua, duhej të zhvishej plotësisht nga botëkuptimet që kishte marrë në familje dhe të shndërrohej në njeri të ri.Edhe pse askush s’ e kishte parë atë njeri, të cilin inxhenierët e Partisë e vizatonin si të përsosur, shqiptarëtdhe shqiptarkat duhej të bënin çmos që, duke i shembur kishat dhe xhamitëdhe duke e studjuar Historinë e Partisë, të jetonin si krijesa të dala nga koka e Enver Hoxhës. Shqiptari duhej të jetonte si alien. Ai ishte proletar i vërtet. Ai s’ kishte atdhe, s’ kishte prindër, s’ kishte zot dhe s’ kishte vendlindje. Rrjedhimisht, ai s’ kishte nevojë të mësonin as gjeografi, se atdheu i tij ishte rruzulli tokësor dhe nëse duhej të luftonte për diçka, ajo s’ ishte Kosova e Çamëria, por trevat e pushtuara nga imperialistët rusë dhe amerikanë. Pastajza, Kosova Çamëria ishin krahina të Greqisë e Jugosllavisë dhe shqiptarët që jetonin n’ ato vise s’ ishin shqiptarë por grekë dhe jugosllavë.
Kjo ishte përmbajtja e mësimeve që mësonin qeveritarët e sotëm kosovarë. Për dallim nga Fatosi i Nanove, Neritani i Cekajve, Edi i Ramajve, këta “jugosllavë” kishin një përparësi të madhe; ata kishin pasaporta të kuq dhe menjëherë mbas vitit 1981, dolën në Perendim e “ u punësuan” në Zyrat e Mirëqenies Sociale. Ata s’ kishin nevojë të studjonin, se kishin “kruzhokët” e tyre ilegalë dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonin duke studjuar “veprat” e shokut Enver, të cilat Nexhmia dhe Ramizi ua dërgonin falë me kurirët e ambasadave shqiptare.Si mjerë ai “kosovar” që guxonte ta vizatonte ndonjë pikëpyetje në ata librab të shenjtë, se do ta pësonte më keq seSelman Ruxhdiu, që gaboi dhe filloi të spekullonte me librin e Kor’Anit. Mua, personalisht, nuk kishin si të më likuidonin, se jetoja në qendër të Malmes, por tjerët hanin edhe ndonjë thikë pas shpine.
Mbase pikërisht për këtë arsye, dallimi midis “marksistëve” të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ishtegoxha i madh: këta të Kosovës e donin Enverin si zot dhe ishin të gatshëm ta therrnin cilindo shqiptar që guxonte ta thonte një fjalë të keqe për kasapin e Gjirokastrës,ndërsa ata të Shqipërisë s’ e donin fare, por ishin rritur nën sofrën e tij. Mos tjetër, ata gëzonin ca të drejta që s’ i gëzonin qytetarët tjerë. Ata ishin bij dhe bija të atyre që kishin dalë në mal dhe i kishin rjepur nacionalistët shqiptarë sipas mësimeve që ua kishte dhënë Dushan Mugosha. Platforma mbi të cilën do bashkoheshin këta dy tarafe të Lëvizjes Marksiste – Leniniste s’ ishte për ta bërë Shqipërinëe Madhe, por për ta prishur çdo Shqipëri tjetër që ata s’ e kishin në dorë dhe për ta ndarë plaçkën sëbashku.
Më në fund erdhën vitet e 90- ta dhe Ramizi u pajtua ta lëshonte fronin prezidencial.Pas rënjes së murit në Berlin dhe ngjarjeve që e tronditën Evropën Lindore, edhe Shqipëria u shndërruar në shtet shumëpartiak. Tani çdo qytetar i Shqipërisë mundej ta artikullonte mendimin e tij dhe të mos katandisej në ndonjërin nga ata 23 burgjet apo 48 kampet e përqëndrimit që kishte Shqipëria e Kuqe.
Shtrohet tani pyetja: mos desha të them se pas atij çasti shqiptarë i fituan të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore?
Unë deshta, por kjo s’ është e vërtetë. Bash përkundrazi, të drejtat dhe liritë e shqiptarëve u shkelën njësoj si në kohën e Enver Hoxhës. Me dhunë e me qykë të zorit. Kjo ndodhi sepse qeveritarët e rinj posedonin po ato cilësi që kishin baballarët e tyre. Përkundër fasadës saj demokratike, Shqipëria, si në planin ekonomik, ashtu dhe n’ ate moral, mbeti shtet totalitar dhe aty gjithnjë po lulëzon krimi dhe anarkia.Shtypi, Radiotelevizioni, mediat, bashkitë, kadastrat mbetën në duart e bijve të komunistëve të djeshëm. Ashtu si dhe në kohën e shokut Ramiz Alia,çobanët e rinj, gollobërdasit, dropullitët e minoritarët vazhduan ta ndjekin kursin e vjetër, për pa e përfilluar as krahun e djathtë, as krahun e majtë. Shumica dërmuese e ushtarakëve, juristëve, gazetarëve dhe artistëve, që deri dje kishte ngrënë bukën e Diktaturës, hapën firma private ose dolën në Greqi dhe u deklaruan çobanë.Ata ishin ose me Salën ose kundër Salës, se ndonjë alternative të tretë s’ kishte.Për fatin e keq të atij “maloku”, ata,edhe sikur bota të përmbysej, nuk bëheshin me Sali Berishën, se Sala ishte malok, Sala ishte kosovar dhe kosovarët – sipas tyre – s’ ishin tjetër pos narkotrafikantë. Këta njëzet vjetët e fundit kanë dëftuar me shifra se cilët – në të vërtetë – janë shitës dhe cilët nuk janë shitës të drogës.
Kështu vazhdoitatpjeta politike e Shqipërisë Demokratike dhe prishja e cilësisë tonë kombëtare. Pa marrë parasysh se Sali Berisha predikonte një politikë të ndershme, shumica e votuesve të tij ishin axhaminj dhe të gatshëm ta shesinpër 100 dollarë. Iluzionet e prezidentit demokrat – se me ikjen e Ramiz Aliut në Greqi – në Shqipëri do të kthehej liria e fjalës, liria e mendimit dhe prosperiteti ekonomik– mbetën ëndrra të mesditës. Atë çast që në Tiranë zbarkoi ambasadorja Marizzaa Lino, bashkëpunëtorët e tij ia kthyen shpinën dhe u shndërruan në sherbëtorë të lobit grek.
Kushdo që ika përcjellë hapat e parë të Shqipërisë Demokratike ka mundur të konstatojë se ajo vetë, vullnetarisht, doli në ankand. Populli i ngratë nuk kishte as bukë të hante, rrugat ishin tepër të ulta, ryshfeti lulezonte dhe Sali Berisha s’ i drejtonte dot brirët e dashit. Gjatë kohës që ai përpiqej ta mbante timonin e pushtetit,Shqipëria u katandis në greva, trazira, ryshfete, vrasje e plaçkitje të pronës së përgjithshme. Për të qenë e keqja edhe më e madhe, atë çast që komunistët e vjetër e larguan “malokun” nga Parlamenti i Shqiperisë, ndodhi hakmarrja: shefi i Bankës Kombëtare duhej të ndrrohej… Stafi i Radiotelevizionit Shqiptar duhej të ndërrohej… Kushtetuta duhej të rishikohej… Tërë kohën… Sipas kërkesave të Greqisë “mike”…Në këto rrethana dolën edhe çobanët e Shqipërisë, ai minoritet i ri dhe i panjohur më parë, gollobërdasit, dropullitët, minoritarët dhe serbët… Të gjithë ata premtonin reforma ekonomike, rroga më të mira, drejtësi, demokraci e përralla me mbret, sepse Shqipëria Nanoiste do bënte çudira dhe, me ndihmën e Greqisë, do shndërrohej në Zvicër të Dytë.
Vlen të ceket se gjatë periudhës për të cilën bëhet fjalë, në Kosovë egzistonte një shtresë e shëndoshë kombëtare. Në radhët e saj, përpos doktorëve e shkencëtarëve, kishte gazetarë, shkrimtarë, linguistë, historianë e intelektualë me tipare të theksuara kombëtare. Megjithate, ishin të pakët ata intelektualë që guxonin t’ u kundërviheshin çobanëve të Tiranës. Një fjalë e urtë turke thotë: Kur të quan dikush 99 herë leshko, të njëqindtën do t’ i besosh.Pa marrë parasysh se ishin doktorë, profesorë e akademikë të shquar, cilido hardhuc i asaj kaste i vente në gjumë me ndihmën e asaj frazeologjisë së thatë, me të cilën Tirana e kishte mbajtur Kosovën 45 vjet me radhe. Edhe shkrimtarët më të mirë që kishte Kosova, edhe akademikët e saj, duhej t’ i shtroheshin diktatit të një hampe që vetë, me dëshirën e saj, i kishte shitur vëllezërit e vet te Titua dhe gjithnjë u thonte se kryeqyteti i tyre ishte Beogradi. Nëse jam gabim, kini mirësinë e më korrigjoni.
Ky cicmic antikombtar ka krijuar një përshtypje – se Shqipëria mundet pa neve, por ne s’ mundemi pa Shqipërinë – dhe, pikërisht për këtë arsye, duhejtë lidhim krushqi me cilëtdo hardallë që ishin të gatshëm t’ iakseptonin kosovarët si shqiptarë.
Ky qëndrim inferior e dëmtoi edhe më shumë cilësinë e qenies tonë kombëtare. Nëse qytetarët e rëndomtë nuk ishin ballafaquar me gollobërdasit e Tiranës, një pjesë e intelektualëve kosovarë, të cilët, e kishin vizituar Shqipërinë dhe kishin mbajtur ligjërata në Tiranë, e dinin mirë se me kend kishin punë. Ata e dinin mirë se kush ishin eksponentët e Partisë Socialiste, Socialdemokrate dhe Aleancës Demokratike. Ata e dinin mirë se nuk ishte Baba Stojka që hipi në “pampor” dhe shkoi në Beograd për ta qetësuar Milosheviqin se “Kosova ishte çeshtje e brendshme e Serbisë” por ishin NeritanCeka, Skender i Gjinushi dhe Namik Dokle me shokë. Ata e dinin mirë se kush i ndihmoi vorio-epirotasit të na i dëftonin tre gishtat nga Vlora, por heshtën. Mjerisht, ata që shkuan të solidarizohen me “tregishtat” e Vlorës ishin po ata që më vonë do ta drejtonin fondin “Vendlindja thërret” dhe do të uleshin në Parlamentin e Kosovës. Kush nuk e di dhe nuk më beson, le ta shpalosë shtypin e kohës.
Nuk po pritoj të jap shembuj tjerë të kësaj cilësie, që pasqyron inferioritetin e politikanëve tanë, por më duket se mjafton edhe me kaq. Ajo që deshta dhe dua të nënvizoj është kjo: Kosova duhet të jetë vigjilente me këtë hampë, pasiqë ustallarët e tyre ia shitën Greqisë gjysmën e Shqipërisë,ndërsa këta mund t’ ia shesin Serbisë edhe krejt Kosovën. Sot për sot po thirren se janë admirues të Paktit Atlantik, por nesër mund të ndërrojnë mendje.
Ata që mendojnë se qenia ynë fitoi në kualitet pas shpalljes së Kosovës republikë e lirë dhe sovrane nuk e kanë gabim, por e vërteta na mëson se gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit kualiteti i politikanëve shqiptarë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës është dobësuar shumë. Papunësia që e ka mbërthyer Kosovën, arrestimi qesharak i Ramush Haradinajt, provokacionet e njëpasnjeshme të qeverisë Serbe, deklaratat nacionaliste të prezidentit Nikoliq, ikja masovike e të rinjëve e të rejave kosovarenë Evropën Perendimore, po hapin plagë të reja në trupin e republikës tonë. Në të njejtën kohë aleatët tanë, nëse vërtet i kemi aleatë, po insistojnë tambushin Kosovën me kolonistë të rinj serbë. Të gjitha këto janë pjesë përbërëse të elaborateve që po provohen në kuzhinën e qeverisë serbe. Ato zyra që gjithnjë po veprojnë hapur në Kosovë dëshmojnë se Ministria e Brendshme e Serbisë nuk i kanë shkarkuar punëtorët e saj dhe ata vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre destruktive.
Një kohë e një vakt, sigurimcat e Shqipërisë përpiqeshin të na mbushin mendjen se – ishte Sali Berisha ai që ia vuri kazmën Shqipërisë. Se sa është e vërtetë kjo kollpite e gatuar në kafenetë e Athinës dhe Beogradit e dimë të gjithë. Ata malokë të ngratë shqiptarë, që fshiheshin prapa mburrojave plastike dhe ruanin kokat nga breshëria s’ ishin nga Nishi apo Pozharevci, por nga Kuksi, Shkodra, Fushë Kruja, Tirana, Korça e Elbasani. Ata nuk kishin shkuar në Vlorë për t’ i ruajtur shtëpitë e veta, por për ta ruajtur Shqipërinë. Megjithate, ata u gurëzuan, u zhveshën dhe u rrahën sikur të ishin fashistë italianë e jo djem nënash shqipëtare. Kjo dëshmon se cilësia, gjegjësisht kvaliteti i atdhedashurisë tonë,është në rrezik dhe sa më shumë që ta mbulojmë me hasra, aq më shumë do ta dëmtojmë vetentonë.

Shkruan: Ramadan Rexhepi