SHPËRNDAJE

Unifikimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoni de fakto tregon, se bashkimi bën fuqi. Tani pas dështimit të Gruevskit, për formimin e Qeverisë, shqiptarët kanë pozitë më të favorshme, për arritjen dhe realizimin e platformës shqiptare.

Të fascniuar, që tashmë nuk do të zgjohemi të frustruar nga parrullat “smrt za shiptari”, apo raste të montuara politike siç i solli VMRO-DPMNE-ja, me klikën e saj shfarosëse karshi shqiptarëve. Tani, që mandati i kalon Zoran Zaevit, i cili po shihet si pro shqiptar, mendoj se edhe këtij do t’i pëlqej deshi apo s’deshi platforma shqiptare, duke e ditur se tash e sa vite Maqedonia mbetet pa procese integruese nga shkaku i dirigjimit të politikave pro-ruse, që ishte aktive tash e sa vite. Le të mbetet, historike nqs se shqiptarët marrin njërën nga tre postet kryesore, duke pasë parasysh, se aty shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë zotërit e atij vendi.

Shkruan: Shefat Ademi