SHPËRNDAJE

Armiqësia e fqinjësore me shekuj në Ballkan, ecja gjatë proceseve të sistemeve të kaluara të bazuara në dhunë, flijimi i pakuptimtë në emër të idealeve dhe aspiratave gjallëzore, pranimi i përgjegjësive pavetëdije, mosguximi i pranimit të realitetit, mospendimi nga gabimet e udhëheqësve të cilët popullin e kan futur në humnerë, moszgjatja e dorës së pajtimit, mosgatishmëria e kthimit të mirëbesimit në mes veti si dhe mosvendosja për një të ardhme të sigurtë. Pastaj, ende po ekziston verbëria e nacionalizmit dhe urrejtjes së ushtruar me shekuj, popujt ende nuk po vetëdisohen që po udhëheqen me kriminalitet të organizuar politik e institucional, se disa grupe brenda shoqërisë mund të pasurohen dhe të fitojnë në kurriz të popujve në emër të fesë, patriotizmit, politikës dhe shtetit, këto dukuri antinjerëzore ende të pashëruara në shoqërit tona të cilat trunbetojmë, kinse mbështesin proceset demokratike, ndërkoh, inelektualët, njerëzit e mirë, puntorët institucional, si të mjerë, të nënshtruar nga frika për të ballafaquar me realitetin.

Popujt e Ballkanit edhe më tej nuk po kan dëshirë që me vullnet të mirë ta pranojnë realitetin e ri, si dhe nuk po kanë dëshirë që ta kuptojnë se përçfar jan përcaktuar, për integrime apo për dezintegrime, për paqe apo për ngatërresa, për të mirën apo për të keqën. Do të isha shumë i kënaqur sikur të kishim pranuar se kemi gabuar ndaj njëri tjetrit dhe se ka ardhur koha që të pendohemi para Zotit, ndërkombëtarëve dhe popujve.

Mos vallë, aq lehtë mund të harrohen ato viktima të pafajshme, ato masakra, fyerje, nënçmime, dhunime, plaçkitje, vuajtje. Gjithashtu, duke luftuar njeri tjetrin pamëshirshëm, edhe atë në emër të integritetit, sovranitetit të shtetit të bazuar në parimet e rezulutave ndërkombëtare.

Mendoj, se duhet të organizohemi e të institucionalizohemi në emër të integrimeve, për zhdukjen e faktorëve të brendshëm e të jashtëm, të cilët e njollosin identitetin e lartë të njeriut, dhe çrrënjosjen e elementeve që stacionojnë civilizimin, kulturën dhe progresivitetin, këto vese që e stagnojnë rikthimin e autoritetit, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore.

Nga Nexhmedin Saqipi