Casemiro mund të jetë ‘viktima’ e parë e revolucionit te Manchester United, largimi që në janar – Telegrafi

0
74

Mesfushori brazilian, Casemiro mund të jetë në mesin e “viktimave” te Manchester United që në janar.

Sipas raportimeve të medieve britanike, ish-mesfushori i Real Madridit do të jetë “viktimë” e revolucionit që “Djajtë e Kuq” po përgatitin për vitin 2024.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk mendon kurrsesi ta mbyllë me futbollin, pasi për të janë “ndezur sirenat” nga Arabia Saudite.

Mesfushori brazilian mund të vendosë të largohet nga futbolli evropian që në afatin e dimrit.

Deri më tani këtë sezon, Casemiro numëron 12 paraqitje, 4 gola dhe 1 asistim me ekipin e Ten Hag.

Man Utd aktualisht renditet në vend të gjashtë të Ligës Premier me 21 pikë në 12 ndeshje. /Telegrafi/