SHPËRNDAJE

Suksesi i rradhës i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë është edhe shkolla e hifzit të Kur’anit Famëlartë.

Marrëveshja u arrit mes Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë dhe shkollës së hifzit El-Hidaje .
Përmes kësaj marrëveshje arrihet synimi që të zyrtarizohet funksionimi i shkollës së hifzit nën ombrellën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.
Më poshtë e keni marrëveshjen mes dy palëve :

MARRËVESHJE PARTNERITETI MES KËSHILLIT TË BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË
DHE SHKOLLËS SË HIFZIT TË KUR’ANIT EL-HIDAJE NË PRESHEVË

Më datë 26.01.2017 u arrit marrëveshja “Kontratë partneriteti mes KBI-së dhe Shkollës së
Hifzit të Kur’anit El-Hidaje”

Marrëveshja vlerësohet një akt shumë i qëlluar,dhe si e tillë vërtetë në të ardhmen do të rritë aktivitetet dhe kapacitetet e këtyre institucioneve.
Këshilltarët e KBI-së dhe përfaqësuesit e Shkollës El-Hidaje në një frymë shumë të hapur dhe tolerante diskutuan rreth marrëveshjes së arritur mes KBI-së Preshevë dhe Shkollës së Hifzit të Kur’anit “El-Hidaje” në Preshevë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në të ardhmen do të udhëheq një resor shumë të
rëndësishëm me Shkollën e Hifzit të Kur’anit El-Hidaje në Preshevë.
Këto institucione janë mirënjohëse ndaj njëra tjetrës për marrëveshjen e arritur,që për synim kanë ngritjen e vlerave fetare në këtë vend.

KRYETARI I KBI PËRFAQËSUESI I EL-HIDAJES
Sevdail Jakupi
Orhan Ademi