SHPËRNDAJE

Edhe pse iPhone 8 nuk do të lansohet deri në shtator, thuhet se Apple është duke provuar ta nisë prodhimin e celularit më herët se zakonisht.
Duket se kompania po dëshiron të evitojë ndonjë fatkeqësi të ngjashme me Galaxy Note 7, në të cilën Samsung lansoi një celular të ri me teknologji të mahnitshme por me një bateri të dështuar.

Një raport nga Digi Times thotë se iPhone 8 do të përmbajë skanerin e syrit dhe mbushjen përmes wirelessit.

Kjo mbështetë ato çfarë analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo kishte thënë. Këto burime raportojnë se celulari do të ketë ekran OLED dhe se kjo tashmë është e konfirmuar.

Furnizuesit e Apple në Tajvan raportohet t’i kenë thënë DigiTimes se kompanitë pritet që të fillojnë punën në ekranet OLED në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

iPhone 8 pritet të jetë një edicion i veçantë për përvjetorin e dhjetë të iPhone.