Nisin reshjet e dëborës në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

0
62

Reshjet e dëborës kanë nisur në në zonën juglindore  dhe në akset e Dajtit, por deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin.

Borëpastrueset janë duke pastruar rrugën, ndërsa deri më tani situata është nën kontroll.

Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr.

Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, ndërsa në terren janë punonjësit të cilët po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar qarkullimi vijon pa ndërprerje.

 

Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës dhe përdoruesve të mjeteve, që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir, kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve por edhe të borëpastruesve.

Aktualisht po punohet për spostimin e mjeteve nga rruga, për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e dëborës.

Uniformat blu bëjnë thirrje shoferëve që të pajisin makinat e tyre me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.