Aksident i rëndë në Fier! Katër të plagosur, pamje nga makina e përmbysur

0
63

Katër persona mbetën të plagosur, pas një aksidenti të ndodhur në rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” në Fier.

Dyshohet se shoferi E.K. humbi kontrollin e makinës tip “Benz” dhe doli nga rruga.

Shoferi dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të janë plagosur dhe ndodhen në spitalin rajonal Fier, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

Në pamjet e siguruara nga korrespodenti i Top Channel në Fier, makina është e dëmtuar e gjitha nga përplasja, ndërsa xhami i përparmë është shkatërruar.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë, ndërsa është ngritur një grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Top Channel