Dje 129 shoferë të gjobitur në Shkup, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit – Telegrafi

0
70

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba, nga të cilat 13 për vozitje pa patentë shofer, 12 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.